Habib Qorri, udhëheqës i sektorit për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, ka thënë se Festivali “Sunny Hill” do të mbahet siç është paraparë: nga 4 deri më 7 gusht në Parkun e Gërmisë.
Në një deklaratë për Klankosova.tv, Qorri u deklaraua pasi grupi “Qytetarët Aktivë” njoftoi se Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Gërmi.
Ai tutje tha që si referencë të shërbejë vendimi i publikuar.
“Bazuar në nenin 53 pika 1 të Ligjit nr. 05/L-031 bëhet revokimi i pëlqimit nr. 07-353-/04-146960/22, me qëllim që lënda të trajtohet dhe plotësohet në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës nr. 03/L-233, si dhe rëndësisë kulturore të Festivalit Sunny Hill”, thuhet në vendim.