Advertisement
Komuna e Prishtinës sot ka marr vendim për lëshimin e lejes së ndërtimit për Xhaminë Qendrore në kryeqytet.
E këtë lajm është i lumtur t’ua kumtojë besimtarëve myslimanë, zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
”I gëzohem këtij lajmi, për faktin se ndoshta edhe ju e keni vërejte nuk kanë pasë hapësira të mjaftueshme me kry namazin sidomos namazin e xhumasë”, tha Sadriu për Klan Kosova.
Advertisement
Ai gjithashtu i falënderoi komunarët për angazhimin dhe bashkëpunimin rreth kësaj çështjeje.
Edhe ata që i frekuentojnë faltoret e kryeqytetit iu gëzuan këtij vendimi.
Advertisement