prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Gjilan

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Gjilan
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Njësia e Antidrogës në Policinë Rajonale në Gjilan ka zhvilluar mbrëmë një aksion, në kuadër të së cilit janë kryer bastisje në disa lokacione, që kanë rezultuar me sekuestrimin e sasive të ndryshme të drogës, si dhe arrestimin e disa personave. Për dy raste të ndara, Gazeta Sinjali ka raportuar sot, teksa burimet kanë bërë me dije për arrestimin edhe të dy personave të tjerë, të dyshuar për shitblerje të drogës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se të dyshuarit që u kapën në lokacione të ndryshme mbrëmë në Gjilan janë Arben Jakupi, Arian Shala, si dhe dy të arrestuarit e fundit Dritëro Azemi dhe Liridon Musliu. Arrestimi i këtyre të fundit u përcoll edhe me incidente.

Siç merr vesh Sinjali, dy të dyshuarit janë në mesin e personave të identifikuar nga Drejtoria për Hetimin kundër Trafikimit me Narkotikë, nën dyshimin se kanë bërë shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve në disa lagje të komunës së Gjilanit.

Musliu dhe Azemi janë kapur nga Policia në rrugën “Esat Stavileci” në Gjilan, ku u kapën në flagrancë me një sasi të konsiderueshme të narkotikëve. Të njëjtat burime thonë se të dyshuarit kanë tentuar t’iu shpëtojnë prangave të Policisë, por nuk kanë arritur të ikin.

Advertisement

Policia ka hasur në rezistencë për kapjen e tyre dhe si rezultat dy hetues policorë kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Gjilanit.

Droga që iu gjet të dyshuarve është sekuestruar, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n
Lajme

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n

March 29, 2023
Shtepia e Bardhe
Lajme

Amerika mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

March 29, 2023
Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)
Lajme

Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

March 29, 2023
Lushtaku: Kemi parë shkelje të ndryshme ligjore në BQK, sidomos konflikt interesi
Lajme

Lushtaku: Kemi parë shkelje të ndryshme ligjore në BQK, sidomos konflikt interesi

March 29, 2023
Hadërgjonaj pas ndeshjes me Andorrën: Vështirë të përshkruhet me fjalë (VIDEO)
Lajme

Hadërgjonaj pas ndeshjes me Andorrën: Vështirë të përshkruhet me fjalë (VIDEO)

March 28, 2023
Zhegrova: Jemi të mërzitur nga rezultati (VIDEO)
Lajme

Zhegrova: Jemi të mërzitur nga rezultati (VIDEO)

March 28, 2023
Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n
Lajme

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n

by prestigji.com
March 29, 2023

Bjellorusia ka konfirmuar se do të presë armë bërthamore taktike ruse në përgjigje të presionit perëndimor, duke përfshirë sanksionet dhe...

Read more
Shtepia e Bardhe

Amerika mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

March 29, 2023
Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës

Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës

March 29, 2023
Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

March 29, 2023
Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

March 29, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com