prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Këto janë rregullat e vendosjes së kamerave të sigurisë në Kosovë

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Këto janë rregullat e vendosjes së kamerave të sigurisë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dhënë këshilla sesi mund të bëhet Instalimi i kamerave të sigurisë në pronat privat, biznese por edhe ndërtesa të banimit në Kosovë.

Në secilin rast qytetarët duhet ti keni parasysh disa kufizime dhe specifika që janë për vendosjen e kamerave.
AIP poashtu ka sqaruar se në rast të vendosjes së kamerave të sigurisë, nuk lejohet incizimi i zërit.

“Si rregull nuk lejohet të instalohet sistemi i video vëzhgimit i cili mund të regjistroj edhe zërin.  Pasi që qëllimi kryesor i instalimit të vëzhgimit me kamerë është siguria e njerëzve dhe pasurisë, që nënkupton se regjistrimi i zërit është jo-proporcional për këtë qëllim dhe mbizotëron ndaj lirive dhe të drejtave themelore të subjektit të të dhënave”, thuhet në sqarim.
<Që një qytetar të vendos kamerë të vëzhgimit në pronën e tij private, nuk duhet të pajiset me leje AIP.
Sipas AIP, është e nevojshme të plotësohen kriteret që parashihen në ligj.

“Duhet të vendoset një shenjë paralajmëruese se hapësira e caktuar ndodhet në video vëzhgim dhe se kjo shenjë duhet të jetë e dukshme që t’i mundësoj personave të tjerë të njoftohen me masat. Gjithashtu duhet të keni kujdes që pamjet e marra nga vëzhgimi me kamerë mos të kalojnë perimetrin e pronës tuaj private”, thuhet në sqarimin e AIP.

AIP ka treguar edhe për kriteret që duhet të zbatohen për sistemin e video vëzhgimit me kamerë në ndërtesa me apartamente.

Këto kritere janë si në vijim:

-Për instalimin e sistemeve të vëzhgimit me kamerë në objekte banesore, kërkohet paraprakisht pajtimi me shkrim i së paku shtatëdhjetë për qind (70%) të banorëve;

-Vëzhgimi me kamerë mund të instalohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pronës;

-Duhet të vendoset shenjat njoftuese të cilat duhen të jenë të dukshme dhe të përmbajnë të dhënat e kontrolluesit;

-Vëzhgimi me kamerë në ndërtesën me apartamente mund të mbikëqyrë vetëm hyrjen dhe hapësirat e përbashkëta dhe jo hyrjet e apartamenteve. Ndalohet mbikëqyrja me kamerë e apartamentit të shtëpiakut të ndërtesës dhe punëtorisë së tij/saj;

Transmetimi përmes televizionit kabllor të brendshëm, televizionit publik kabllor, internetit ose mjeteve të tjera të telekomunikimeve, pa marrë parasysh nëse bëhet në kohën e transmetimit apo më vonë, është i ndaluar.

-Pamjet e regjistruara nga sistemi i vëzhgimit duhen mbrojtur nga qasja apo/dhe përdorimi i paautor izuar dhe të njëjtat nuk ruhen më gjatë se një (1) muaj (përveç nëse kërkohet për qëllime legjitime);

Advertisement

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dhënë sugjerime edhe për kriteret që duhet zbatuar për vendosjen e kamerave të sigurisë në biznese. Sipas Agjencisë vendosja e kamerave duhet të bëhet në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Përsonale i cili ka paraparë që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një (një) muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime.

Pronari që dëshiron të vendos kamera të sigurisë në binzesin e tij, sipas AIP duhet ti marrë këto veprime:

-Të bëni vlerësimin se është e nevojshme vendosja e kamerave dhe nuk mund të arrihet me mjete tjera, si psh: duke vendosur një ndriçim më të madh;

-Të merrni vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë ku do t përshkruani qëllimin e vendosjes, numrin e kamerave, të caktoni personin përgjegjës dhe kohëzgjatjen e ruajtjes së regjistrimeve (vini re, LMDhP ka paraparë që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një (një) muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime);

-Të vendosni shenja paralajmëruese të cilat duhen të jenë të dukshme dhe të përmbajnë të dhënat e kontrolluesit (biznesit);

-Të kujdeseni të instaloni këtë sistem në pjesën e jashtme të objektit dhe në hyrje të objektit, por jo edhe në brendësi të zyreve (përjashtim nga kjo bëjnë zyret ku për shkak të natyrës së punës, ekziston reziku potencial për të punësuarit);

-Duhet të njoftoni në mënyrë të duhur me shkrim të punësuarit lidhur me sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe me të drejtat e tyre;

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është agjenci e pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim që të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të personave fizikë, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe garantimin e qasjes në dokumente publike, raporton Kallxo.

Lexo edhe

Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”
Lajme

Në lajmet e RTK-së hyn një person duke mbajtur në duar parullën “Radio Televizioni i Kurtit” (VIDEO)

February 1, 2023
Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”
Lajme

Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”

February 1, 2023
Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit
Lajme

Ligji për pagat, Krasniqi: Kurti iu dha edhe një goditje tjetër punonjësve të sektorit publik

February 1, 2023
Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit
Lajme

Ligji për pagat, Krasniqi: Kurti iu dha edhe një goditje tjetër punonjësve të sektorin publik

February 1, 2023
Këto do të jenë pagat e ushtarëve të FSK-së
Lajme

Këto do të jenë pagat e ushtarëve të FSK-së

February 1, 2023
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, vodhën stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove në Prizren
Lajme

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, vodhën stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove në Prizren

February 1, 2023
Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”
Lajme

Në lajmet e RTK-së hyn një person duke mbajtur në duar parullën “Radio Televizioni i Kurtit” (VIDEO)

by prestigji.com
February 1, 2023

Një person ka hyrë në studion qendrore të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës ku në dorë mbante një shkrim...

Read more
Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”

Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”

February 1, 2023
Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit

Ligji për pagat, Krasniqi: Kurti iu dha edhe një goditje tjetër punonjësve të sektorit publik

February 1, 2023
Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit

Ligji për pagat, Krasniqi: Kurti iu dha edhe një goditje tjetër punonjësve të sektorin publik

February 1, 2023
Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com