prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Këto janë pikat kyçe të aneksit të marrëveshjes së dakorduar në Ohër

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Kurti Vucic Oher
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Në orët e vona të së shtunës së 18 marsit, u publikua edhe Aneksi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në aneksin e publikuar të shtunën thuhet se palët kanë rënë dakord të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për personat e Zhdukur, po ashtu Kosova do të fillojë menjëherë negociatat brenda dialogut për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese, njofton Klankosova.tv.

Gjithashtu thuhet se palët kanë rënë dakord që brenda 30 ditësh të krijojnë një Komitet të Përbashkët Monitorimi, të kryesuar nga BE-ja, ku zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues.

Për ta implementuar nenin 9, BE-ja do të organizojë konferencë të donatorëve brenda 150 ditësh për të krijuar një paketë të investimeve dhe financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e marrëveshjes janë implementuar plotësisht.

Advertisement

Në fund të këtij teksti thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen se çdo mosrespektim i obligimeve nga marrëveshja, aneksi apo marrëveshjet e kaluara të dialogut, mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta negative për procesin e tyre përkatës të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Takimi trepalësh, Kosovë-Serbi-BE, të shtunën në Ohër, zgjati më shumë se 12 orë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Lexo edhe

Çitaku: Të zbardhet afera e ambasadorit Berishaj, ai të kthehet menjëherë nga detyra
Lajme

Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur të mos jetonte në Kosovë

March 30, 2023
Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave
Lajme

Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

March 30, 2023
albin kurti epopeja e uck
Lajme

Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)
Lajme

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)
Lajme

Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO)

by prestigji.com
March 30, 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po flet për rritje...

Read more
Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

March 30, 2023
albin kurti epopeja e uck

Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

March 30, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com