Stadiumi në Magure të Lipjanit nisi të ndertohet para pesë vjetëve, por nuk u krye ende.
Megjithatë, për 9 zyrtarët e komunës, kjo punë përfundoi moti andaj edhe nënshkruan pranimin teknik të tij. Kjo sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës çoi në arrestimin e tyre të hënën si të dyshuar për mashtrim dhe keqperdorim të detyres zyrtare.
Nga komuna nuk deshën të flasin për këtë çështje, veç përmes facebook-ut, këtë e arsyetuan me redhjet e shiut të 2021, të cilat sipas tyre e shkatërruan stadiumin.
Për Abedin Hazrollaj që është trajner futbolli në Magure, ky është veç një preteks që nuk qëndron pasi thotë se nga 2019 këta bënë ankesë në Komunën e Lipjanit e në Federatën e Futbollit të Kosovës duke treguar që stadiumi nuk po ndertohet si duhet.
Për këtë arrestimin dhe dëmin prej 300mijë eurove që të dyshuarit thuhet të ia kenë bërë komunë, opozita në Lipjan kërkon dorëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti.
Këta poashtu kërkojnë nga organet e rendit hetimen të komunarëve edhe për disa kontrata të tjera për ndertim të stadiumeve, dhe të ngjashme pasi thonë se pushtetarët kanë bërë dallavere të tilla edhe neper tendera të tjerë.