prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Katër lumenjë në Kosovë me ujë të ndotur, tregojnë analizat (GRAFIKË)

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in Lajme
A A
Katër lumenjë në Kosovë me ujë të ndotur, tregojnë analizat (GRAFIKË)
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Uji në lumenjtë Llap, Lepenc, Drenicë dhe Sitnicë, ka dalë të jetë i ndotur, sipas analizave nga organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Netëork), në bashkëpunim me Institutin Hodrometeorologjik të Kosovës.

“Një prej vlerave e cila pasqyron ndotjen e lumit Llap është shpenzimi kimik i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës. Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenolëve dhe amoniakut, shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje duke sjellë kësisoj zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit”, thuhet në komunikatën e organizatës, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, në rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Lepenc, është vërejtur se në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, por se kjo cilësi bie përgjatë shtratit të lumit.

Cilësia e ujit në lumin Drenica, në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësore, i takon statusit të moderuar (i ndotur). Përderisa në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie drastikisht përgjatë shtratit të lumit, duke u ndotur kryesisht nga ujërat e zeza.

Advertisement

Edhe ujit në lumin Sitnica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Në këtë lum është marrë vetëm një mostër, pasi që ky lum nuk ka burim, por është formuar nga rrjedha të lumenjve tjerë.

Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të projektit “HumanRightivism”, donator i së cilit është Qeveria Suedeze.

Në tabelë vëreni parametrat kimikë dhe fizikë. Vlerat me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë. Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë, dhe këto vlera vijnë si pasojë e ndotjes kryesisht nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor.

 

 

 

Lexo edhe

Si mund t’i merrni fondet e Qeverisë për ngrohje?
Lajme

Refuzohet ankesa e Qeverisë, mbetet në fuqi pezullimi i vendimit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

January 26, 2023
Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Gjilan
Lajme

Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Gjilan

January 26, 2023
Publikohet një foto e dy ushtarëve amerikanë të kapur nga Rusia, DASH nis hetimet
Lajme

Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit

January 26, 2023
Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë
Lajme

Maqedonia është shtet i përbashkët i të dy kombeve

January 26, 2023
S’keni nevojë ta mbroni UÇK-në, veç mos e luftoni
Lajme

Të rinjtë e AAK-së i kundërpërgjigjen VV-së me video

January 26, 2023
Dhunë në familje, arrestohen dy persona në Ferizaj
Lajme

Profesori i shkollës së mesme në Gjakovë denoncohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses 17-vjeçare

January 26, 2023
Si mund t’i merrni fondet e Qeverisë për ngrohje?
Lajme

Refuzohet ankesa e Qeverisë, mbetet në fuqi pezullimi i vendimit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

by prestigji.com
January 26, 2023

Gjykata e Apelit të Kosovës ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Çështje Administrative për pezullimin e...

Read more
Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Gjilan

Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Gjilan

January 26, 2023
Publikohet një foto e dy ushtarëve amerikanë të kapur nga Rusia, DASH nis hetimet

Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit

January 26, 2023
Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë

Maqedonia është shtet i përbashkët i të dy kombeve

January 26, 2023
S’keni nevojë ta mbroni UÇK-në, veç mos e luftoni

Të rinjtë e AAK-së i kundërpërgjigjen VV-së me video

January 26, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com