Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Kanë qenë shtatë vite të humbura për sistemin prokurorial të Kosovës (VIDEO)

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Kanë qenë shtatë vite të humbura për sistemin prokurorial të Kosovës (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Sot KPK emëroi një ushtrues detyre për Kryeprokuror të Shtetit. Për këtë, në Edicionin Special në Klan Kosova foli Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili tha se është një lajm jo i mirë që Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka qenë në gjendje të zhvilloj, sipas tij, një proces të drejtë dhe të pavarur.

“KPK nuk ka arritur të kryejë një ndër përgjegjësitë të tyre kryesore. Si duket KPK nuk e ka pasur për qëllim të zgjedh një kryeprokuror që do të kishte integritet, dhe i cili do ta merrte pozitën me meritë. E kanë nisur mbrapsht me vetë faktin se kërkesa e Ambasadës së Britanisë së Madhe për të vëzhguar procesin është refuzuar”, tha Miftaraj.

“Ka pasur një trajtim jo të barabartë ta kandidatëve nga ana e panelit të 5 anëtarëve, i udhëhequr nga kryetari i KPK-së, Jetish Maloku”.

Miftaraj tha se është shumë  e lehtë për të parë nëse Lumezi ka pasur suksese apo dështime.

“Nëse marrim për bazë raportin e progresit për vitin 2014, pra i fundit para se Lumezi të merrte pozitën, ka qenë ndoshta një ndër raportet më të mira që ka pasur Kosova për sistemin prokurorial, ku janë renditur një varg suksesesh që KPK-ja i kishte marrë në atë kohë, ndërsa nëse e lexojmë raportin e vitit 2021, është një raport i cili na tregon se Kosova është në fazën fillestare sa i përket asaj që përfaqëson sistemi prokurorial në Kosovë”, u shpreh Miftraj.

“Nëse e bëjmë një vlerësim me nota nga 1 deri në 10, Kosova është ende tek 1-shi sa i përket sistemit prokurorial. Nëse marrim për bazë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova pothuajse nuk e ka as edhe një rezultat të prekshëm”.

Sa i përket Kryeprokurorit të deritanishëm , Aleksandër Lumezit, Miftaraj tha se ai nuk mund të mbahet mend për punë të mirë.

“Lumezi, që e përfundoi mandatin pas 7 vitesh, nuk mund të na tregoj as edhe një rast të vetëm kur një zyrtar i lartë është dënuar dhe ka shkuar në vuajtje të dënimit për vepra penale të korrupsionit. Kanë qenë shtatë vite të humbura për sistemin prokurorial të Kosovës, kanë qenë shtatë vite në të cilat iu është ofruar amnisti korrupsionit në Kosovë, shtatë vite pa ndëshkueshmëri për klanet dhe grupet e interesit”, tha Miftaraj.

“Këto shtatë vite do të duhej të rikuperoheshin nga një kryeprokuror i ri, i cili do të zgjidhej me një proces transparent, të pavarur dhe të paanshëm”.

Sa i përket kryeprokurorit të ri, Blerim Isufaj, Miftaraj tha se po të kishe integritet, nuk do të duhej të pranonte këtë detyrë, sipas tij, për shkak të shkeljeve serioze.

Lexo edhe

Pacolli: Në kuvend do të instalohen fontana uji, deputetët mund të pinë me grushta (VIDEO)
Lajme

Pacolli reagon për lajmin për ‘’ujin me grushta’’ por nuk reagoi në intervistë (VIDEO)

July 4, 2022
Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë
Lajme

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

July 4, 2022
30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët
Lajme

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

July 4, 2022
Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)
Lajme

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)
Lajme

Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

July 4, 2022
Sa do të gjobiten lokalet që nuk shërbejnë ujë falas? Flet Fitore Pacolli (VIDEO)

by prestigji.com
July 4, 2022
0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka dalur me një reagim në të cilin thotë se Klankosova.tv, i ka devijuar...

Read more
Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

July 4, 2022
30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

July 4, 2022
Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

July 4, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com