Në fjalimin e tij të parë publik në Kanada, Papa Françesku u ka kërkuar falje të mbijetuarve të shkollave rezidenciale indigjene.
“Më vjen shumë keq”, tha Papa në një ish-shkollë rezidenciale në Maskwacis, afër Edmontonit.
Ai tha se kërkimfalja e tij është hapi i parë dhe se duhet të ndodhë një “hetim serioz” për abuzimet, kjo për të nxitur shërimin.
Papa ndodhet në Kanada për të kërkuar falje për rolin e kishës në shkollat që synojnë asimilimin e fëmijëve indigjenë.
Shkollat e financuara nga qeveria ishin pjesë e një politike që synonte të shkatërronte kulturat dhe gjuhët indigjene.
Kërkimfalja e papës u prit me duartrokitje nga të mbijetuarit në audiencë, disa prej të cilëve udhëtuan me kilometra për të dëgjuar fjalimin e Papës, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.