Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Ka dyshime se 100 milionëshi për rrymë ka shkuar edhe në xhirollogari ruse

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Ka dyshime se 100 milionëshi për rrymë ka shkuar edhe në xhirollogari ruse
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në një konferencë për media, ka folur për raportimet e fundit rreth skandalit financiar ku është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe refuzimi i themelimit të komisionit hetimor parlamentar që, sipas tij, do të hetonte procesin e shpenzimeve të dedikuara për blerje të rrymës.

Ismaili tha se ka qenë kërkesë e vazhdueshme e PDK-së themelimi i një komisioni të tillë që do të hetonte procesin e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove të dedikuara për blerje të rrymës, por sipas tij, kjo gjë po pengohet nga kryeministri Albin Kurti për disa arsye.

“Kjo e drejtë kushtetuese, e ndaluar dhe penguar nga Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontratat e shit-blerjes së rrymës”.

“Sepse, kështu zbulohet rrjedha e parës dhe lidhet potenciali të kartelit të rrymës dhe bashkëpunëtorëve të kryeministrit Kurti”, është shprehur Ismaili, njofton Klankosova.tv.

Më tej, i dyti i PDK-së tha se nga 100 milionë euro të ndara për blerje të rrymës kanë përfituar edhe kompani nga Serbia, e kjo siç tha ai, është veç fillimi i një bunari korruptiv, teksa shtoi se këto para janë shpërndarë edhe në xhirollogari ruse.

“Hetimi parlamentar, ku do të përfshiheshin deputetë të opozitës e pozitës, tani është interes kombëtar. Komision parlamentar hetimor, i përbërë nga pozita e opozita, si dhe ekspertë e anëtarë të shoqërisë civile, ku së bashku do të hetonin se ku, si dhe kujt i janë dhënë miliona euro të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, Ismaili tha se raportohet se Korporata Energjetike e Kosovës, i ka shitur energji elektrike kompanisë GEN-i me çmim prej 105 euro për megavat, e në të njëjtën periudhë ka blerë rrymë nga kompani me çmim prej 255 euro.

“Ta thjeshtojmë, pra Kosova ka blerë shtrenjtë e Beogradit ia ka shitur lirë. Pra, kjo ka qenë ajo që ne e shohim tani, që gjatë kësaj kohe, Kosova ka blerë rrymë shtrenjtë e Beogradit ia ka shitur lirë”.

Ai tha se është shqetësuese se  shtrirja e kësaj çështje përfshinë shumë hallka të institucioneve, duke përfshirë ambasadën e Kosovës në Kroaci, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Kryeministrinë e Presidencën.

“Kjo është afera e një karteli të rrymës që shtrihet në vendin tonë e po mbrohet nga institucionet e vendit”.

“Kjo tregon se rritja e çmimit nuk e ka zanafillën në luftën e Ukrainës, por në qeverinë e Kosovës. Kjo tregon se pse Kurti refuzon themelimin e komisionit hetimor për zbardhjen e këtyre skandaleve. Por, ne jemi të vendosur dhe këtë çështje do ta çojmë deri në fund, deri sa të zbardhet e vërteta dhe të jepet llogaria e merituar”, është shprehur Ismail, njofton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit
Lajme

Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit

July 1, 2022
Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s'beson në Vetting, sepse s'dëshiron ta bëjë (VIDEO)
Lajme

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë (VIDEO)

July 1, 2022
Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)
Lajme

Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)

July 1, 2022
Aksidentohet autoambulanca, vdes shoferi që po bartte katër të lënduar (VIDEO)
Lajme

Aksidentohet autoambulanca, vdes shoferi që po bartte katër të lënduar (VIDEO)

July 1, 2022
Osmani me pritje të mëdha nga Çekia si udhëheqëse e BE-së (VIDEO)
Lajme

Osmani me pritje të mëdha nga Çekia si udhëheqëse e BE-së (VIDEO)

July 1, 2022
Votimi i katërt i siguron Shaip Kamberit ulëse në Parlamentin e Serbisë (VIDEO)

by prestigji.com
July 1, 2022
0

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci, është takuar sot me ministrin e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë, Radovan...

Read more
Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s'beson në Vetting, sepse s'dëshiron ta bëjë (VIDEO)

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë (VIDEO)

July 1, 2022
Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)

Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)

July 1, 2022
Aksidentohet autoambulanca, vdes shoferi që po bartte katër të lënduar (VIDEO)

Aksidentohet autoambulanca, vdes shoferi që po bartte katër të lënduar (VIDEO)

July 1, 2022
Osmani me pritje të mëdha nga Çekia si udhëheqëse e BE-së (VIDEO)

Osmani me pritje të mëdha nga Çekia si udhëheqëse e BE-së (VIDEO)

July 1, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com