Daniele Belleri Jaforte, partner ne Asociacionin “Carlo Rati”, përgjegjës për Visionin Urban, ka thënë se Bienalja Nomade Manifesta ndahet në dy pjesë, atë artistike dhe urbane.
“Të dyja punojnë bashkë për të performuar një finale në Prishtinë. Në përgjithësi është si ti tregojmë storiet ndryshe, shumë instalime në kryeqytet reflektojnë në atë se si në mund të tregojmë storie për të kaluarën e Kosovës, por gjithashtu edhe për tema të ndryshme për humanitetin dhe në përgjithësi shpresat për të jetuar në qytete”,ka thënë Jaforte.
Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se Manifesta do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjen e lire të kosovarëve.
“Mendoj se sa më shumë që njerëzit të udhëtojnë dhe besoj se Manifesta do t’i shtyjë përpara për hapjen e kufijve dhe për njerëzit në Kosovë që të kenë mundësinë që të udhëtojnë, këto duhet të jenë ndër prioritetet e ardhshme të Manifestës ndoshta, edhe pse po e them këtë nuk ka aspekte specifike për të punuar në Kosovë që i kemi gjetur më të vështira por në përgjithësi gjithmonë është nevoja për t’u përshtatur dhe për të rregulluar gjëra”,ka thënë Jaforte, njofton KlanKosova.tv.