Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Ish-shefi i inteligjencës ukrainase arrestohet në Preshevë, policia i gjen mijëra euro e gurë të çmuar

prestigji.com by prestigji.com
4 weeks ago
in Lajme
A A
Ish-shefi i inteligjencës ukrainase arrestohet në Preshevë, policia i gjen mijëra euro e gurë të çmuar
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-shefi i departamentit të sigurisë së brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Naumov, është arrestuar në Preshevë, nën dyshimin për pastrim parash.

Policia në pikën kufitare të Preshevës kanë ndalur një veturë të tipit BMW të cilën e drejtonte shtetasi gjerman Alexander Akst 36-vjeçar, teksa Naumov ishte në makinë me të dhe planifikonin që të largoheshin për në Maqedoninë e Veriut, shkruan media e Kievit “Ukrainska Pravda”..

Pas kontrollit në makinë, policia gjeti mbi 607 mijë euro dhe mbi 124 mijë dollarë dhe dy gurë të çmuar të padeklaruar.

Në fakt, autoritetet serbe që e kryen arrestimin, në njoftim i kanë dhënë vetëm inicialet e të prangosurve.

“Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamentit Antikorrupsion, në bashkëpunim me policinë kufitare dhe doganat, më 8 qershor kanë ndaluar shtetasin gjerman A.A. I lindur në vitin 1986 dhe ukrainas A.N. I lindur në vitin 1982 me dyshimin e arsyeshëm për pastrim parash. Gjatë kontrollit në postbllokun e Preshevës një veturë BMW e drejtuar nga A.A., A.N. ishte në veturë me të, i gjetën të padeklaruara 607.990 euro dhe 124.924 dollarë dhe dy smeraldë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, teksa u publikuan edhe fotografitë e parave dhe gurëve që sekuestruan.

Të arrestuarit dyshohet se paratë dhe gurët e çmuar, të cilët “vinin nga burime ilegale”, kishin planifikuar t’i nxirrnin jashtë Serbisë. Ata janë ndaluar dhe ndodhen në qendrën e paraburgimit në qytetin e Nishit, derisa Kodi Penal i Serbisë parasheh dënimin deri në 12 vjet burg për krime të tilla.

Naumov drejtoi Departamentin Kryesor të Sigurisë së Brendshme të “SBU” nga vera 2019 deri në korrik 2021, ndërsa në vitin 2020, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i dha atij gradën e gjeneral brigade. Por ai u arratis nga Ukraina në natën kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt e më pas edhe  Zelensky e liroi nga posti.

 

Lexo edhe

Tre turistë çekë shpëtohen nga mbytja në Dhërmi
Lajme

Tre turistë çekë shpëtohen nga mbytja në Dhërmi

July 6, 2022
Brukseli zyrtarizon njohjen reciproke Kosovë-Serbi (VIDEO)
Lajme

Brukseli zyrtarizon njohjen reciproke Kosovë-Serbi (VIDEO)

July 6, 2022
Një ditë para arrestimit, ofiqari u hoq nga puna (VIDEO)
Lajme

Një ditë para arrestimit, ofiqari u hoq nga puna (VIDEO)

July 6, 2022
Gjakova nderon mjekun hero që vdiq duke shpëtuar të tjerët (VIDEO)
Lajme

Gjakova nderon mjekun hero që vdiq duke shpëtuar të tjerët (VIDEO)

July 6, 2022
Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100% ato që i kemi synuar (VIDEO)
Lajme

Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100% ato që i kemi synuar (VIDEO)

July 6, 2022
80 për qind e shqiptarëve s’kanë kontakt me serbët (VIDEO)
Lajme

80 për qind e shqiptarëve s’kanë kontakt me serbët (VIDEO)

July 6, 2022
Tre turistë çekë shpëtohen nga mbytja në Dhërmi
Lajme

Tre turistë çekë shpëtohen nga mbytja në Dhërmi

by prestigji.com
July 6, 2022
0

Policia Kufitare në Dhërmi u ka ardhur në ndihmë tre turistëve të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë...

Read more
Brukseli zyrtarizon njohjen reciproke Kosovë-Serbi (VIDEO)

Brukseli zyrtarizon njohjen reciproke Kosovë-Serbi (VIDEO)

July 6, 2022
Një ditë para arrestimit, ofiqari u hoq nga puna (VIDEO)

Një ditë para arrestimit, ofiqari u hoq nga puna (VIDEO)

July 6, 2022
Gjakova nderon mjekun hero që vdiq duke shpëtuar të tjerët (VIDEO)

Gjakova nderon mjekun hero që vdiq duke shpëtuar të tjerët (VIDEO)

July 6, 2022
Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100% ato që i kemi synuar (VIDEO)

Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100% ato që i kemi synuar (VIDEO)

July 6, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com