Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Ish-kryesuesi i KOSTT-it: “Elektroserver” është njëjtë si KEDS, Kosova ka krijuar pavarësi energjetike

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Ish-kryesuesi i KOSTT-it: "Elektroserver" është njëjtë si KEDS, Kosova ka krijuar pavarësi energjetike
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryesuesi i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike në Kosovë (KOSTT), Naim Bejtullahu, ka komentuar sot udhërrefyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se marrëveshja e energjisë ka edhe pjesën e implementimit të KOSTT-it, që tashmë sipas tij është realizuar dhe janë krijuar kushte për ta implementuar marrëveshjen mbi bazat e ligjeve të Kosovës për energji.

Bejtullahu ka folur edhe për kompaninë “Elektroserver” që sipas marrëveshjes do ta bëjë furnizimin e pjesës veriore me energji, teksa shtoi se kjo kompani nuk mund të blejë energji nga KOSTT-i, por këtë duhet ta bëjë nga KEK-u dhe cilido furnizues tjetër, por sipas tij është në zonën tregtare të KOSTT-it, apo në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Trafostacioni në Vallaq gjithmonë ka qenë aset i KOSTT-it. Është në librat e KOSTT-it dhe i vetmi problem ka qenë që KOSTT s’ka pasur qasje në asetin e vet. Ndërsa, tani është krijuar mundësia dhe mund të filloj të operoj në mënyrë efektive edhe këtë nënstacion”.

“”Elektroserver” nuk është distributor, është furnizues me shumicë e pakicë, i cili e blenë energjinë, bën marrëveshje me KEDS-in, bën marrëveshje me KOSTT-in, krijon atë qasjen e palës së tretë, i paguan taksat e nevojshme KEDS-it dhe KOSTT-it  dhe përmes rrjetit të KOSTT-it dhe KEDS-it ua shet konsumatorëve dhe më pas faturat i arkëton si të ardhura në shitje”, është shprehur Bejtullahu në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se kompania serbe “Elektroserver” do ta bëjë faturimin e energjisë, dhe sipas tij, kjo do të jetë nën menaxhimin e Kosovës, ashtu siç është rasti i KEDS-it.

“Unë e lexova udhëzuesin dhe kjo është vetëm instrument i zbatimit të asaj marrëveshjeje. E gjitha që është e nënshkruar atje, tash po implementohet, natyrisht me disa data që vendosin obligime”.

“Me implementimin e marrëveshjes sa i përket KOSTT-it  Kosova ka krijuar pavarësi energjetike në të gjithë territorin e Kosovës. Tash KOSTT-i operon në kufijtë elektrik që janë në përputhje me kufijtë shtetëror”, është shprehur Bejtullahu, njofton Klankosova.tv.

 

Lexo edhe

Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen
Lajme

Falë xhudos flamuri ynë u ngrit mbi të gjithë flamujt e tjerë

June 29, 2022
Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën
Lajme

Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

June 29, 2022
Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës, s`janë në pyetje
Lajme

Është vendim sovran i Kosovës, se në cilat iniciativa merr pjesë

June 29, 2022
Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij
Lajme

Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

June 29, 2022
Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s
Lajme

Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

June 29, 2022
Lajmi i fundit: Rusia falimentoi
Lajme

Lajmi i fundit: Rusia falimentoi

June 29, 2022
Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen
Lajme

Falë xhudos flamuri ynë u ngrit mbi të gjithë flamujt e tjerë

by prestigji.com
June 29, 2022
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe...

Read more
Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

June 29, 2022
Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës, s`janë në pyetje

Është vendim sovran i Kosovës, se në cilat iniciativa merr pjesë

June 29, 2022
Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

June 29, 2022
Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

June 29, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com