prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Irani akuzon 16 persona për organizim të protestave, mes tyre edhe adoleshentë

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in RAJONI & BOTA
A A
Irani akuzon 16 persona për organizim të protestave, mes tyre edhe adoleshentë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Irani ka ngritur aktakuzë ndaj 16 individëve, përfshirë disa adoleshentë, në qytetin veriperëndimor të Urmias, për organizim të demonstratave dhe me akuza për spiunazh.

Raportet bëjnë me dije se të akuzuarit kanë pranuar veprat pasi janë rrahur.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, 25 persona u arrestuan për dyshime se kishin lidhje me “organizatat spiune” dhe “përpjekje për të mashtruar dhe nxitur të rinjtë e adoleshentët përmes rrjeteve sociale për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë”.

Një grup i quajtur Komisioni për Mbikëqyrjen e të Arrestuarve, i cili u krijua për të monitoruar arrestimet, tha më 22 janar se mes të arrestuarve ishin disa adoleshentë, përfshi një vajzë 15-vjeçare dhe tetë gra.

Komiteti tha se 16 nga 25 të arrestuarit që po ndiqen penalisht në këtë rast, nuk njiheshin mes vete përpara se të ndaloheshin nga policia, por se kaluan nën “presion të fortë gjatë marrjes në pyetje”.

“Asnjëri prej tyre nuk e njihte njëri-tjetrin para dhe gjatë marrjes në pyetje. Ata u detyruan të rrëfenin kundër njëri-tjetrit pasi u rrahën dhe u kërcënuan”, tha Komisioni.

Advertisement

Protestat mbarëkombëtare në Iran janë nxitur nga zemërimi qytetar që shpërtheu pas vdekjes së 22-vjeçares Amini, më 16 shtator. Ajo ishte në paraburgim pasi u ndalua nga policia e moralit në Teheran për mbajtjen e “pahijshme” të mbulesës së kokës.

Si përgjigje ndaj protestave, autoritetet kanë nisur një fushatë brutale, duke arrestuar mijëra persona dhe duke dhënë dënime të ashpra, përfshirë dënimin me vdekje për protestuesit.

Protestat në Iran nuk kanë një udhëheqje të centralizuar dhe thirrjet për to janë planifikuar nga njerëz dhe shpesh grupe anonime në mediat sociale. Udhëheqësit e vendit kanë fajësuar qeveritë perëndimore për trazirat.

Lexo edhe

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?
RAJONI & BOTA

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

February 4, 2023
Njihuni me mundësin e suksesshëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut,Fati Vejseli
RAJONI & BOTA

Njihuni me mundësin e suksesshëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut,Fati Vejseli

February 3, 2023
Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën
RAJONI & BOTA

Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën

February 3, 2023
Shqipëria goditet nga një tjetër tërmet
RAJONI & BOTA

Rekord tërmete në vitin 2022 në Zvicër

February 3, 2023
Zbulohet një ekzoplanet i ri i ngjashëm me Tokën, potencialisht mikpritës për jetën
RAJONI & BOTA

Zbulohet një ekzoplanet i ri i ngjashëm me Tokën, potencialisht mikpritës për jetën

February 3, 2023
Blinkeni shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze
RAJONI & BOTA

Blinkeni shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze

February 3, 2023
Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?
RAJONI & BOTA

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

by prestigji.com
February 4, 2023

Edhe pse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga viti 1903, kur revolucionari Goce Dellçev vdiq në duart...

Read more
Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

February 4, 2023
Presidenti Erdoğan takon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

SHBA ishin të parët, thashë ne do të jemi të dytët

February 4, 2023
96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

February 4, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com