prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

IKD thotë se Gjykata në Gjilan më së dobëti në zgjidhjen e lëndëve të krimeve të rënda

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in Lajme
A A
IKD thotë se Gjykata në Gjilan më së dobëti në zgjidhjen e lëndëve të krimeve të rënda
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Diferencë e konsiderueshme në zgjidhjen e lëndëve është shfaqur mes departamenteve të krimeve të rënda të gjykatave themelore në vend, thuhet në raportin “Sfidat në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të rënda”, të publikuar të mërkurën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, bazuar në monitorimin e trajtimit të lëndëve në gjykatat themelore më 2021.

Sipas IKD-së, gjatë vitit 2021 Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën në Prishtinë ka qenë më i ngarkuari me lëndë, pasuar me atë në Mitrovicë. Gjykata më pak e ngarkuar ka qenë ajo e Gjakovës, transmeton Klankosoova.tv.

Megjithatë, në numrin e lëndëve të zgjidhura me numrin e gjyqtarëve të angazhuar, DKR-ja në Gjakovë ka dalë si departamenti me efikasitetin më të lartë. Një gjyqtar mesatarisht ka zgjidhur 7.75 lëndë në muaj. Kjo gjykatë pasohet nga ajo e Prishtinës me 6.15 lëndë të zgjidhura nga një gjykatës në muaj. Pasojnë Mitrovica me 5.22, Ferizaj me 4.42, Peja me 4.4 dhe Prizreni me 4.02. Më së dobëti është Gjilani me 3.61 lëndë të zgjidhura në muaj për gjykatës.

“Në këtë mënyrë shohim se mes gjykatave ka diferencë të konsiderueshme sa i përket mesatares së përgjithshme të zgjidhjes së lëndëve. Nuk ka të dhënë nga KGJK apo gjykatat se përse ndodhë një gjë e tillë. Për këtë arsye ne kemi rekomanduar që kjo çështje të trajtohet nga KGJK, për të përcaktuar shkaqet që sjellin këtë diferencë”, kanë thënë përfaqësuesit e IKD-së në një konferencë për media të mërkurën.

Gjatë vitit 2021 numri i lëndëve të pazgjidhura është rritur për 81 lëndë, sipas raportit. Më 2021 ka pasur më shumë lëndë të pazgjidhura sesa një vit më herët.

Përfaqësues të IKD-së kanë thënë se është vënë re mungesa e dënimit që ua ndalon ushtrimin e funksioneve zyrtarëve.

Advertisement

“IKD ka hasur në raste të shumta kur ka qenë i mundur aplikimi i dënimeve plotësuese, por nuk janë shqiptuar nga ana e gjykatës. Vërehet sidomos mungesa e dënimit plotësues të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, ka thënë Medina Kadriu, hulumtuese në IKD.

Sa i përket rasteve të vrasjeve, drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se me kthimin e lëndëve në rigjykim, pos kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, familjarët po përjetojnë para trupit gjykues disa herë atë që u ka ndodhur në familje.

“Tek rastet e vrasjes kemi parë që një numër i madh i këtyre rasteve, qoftë për shkak të neglizhencës, qoftë për shkak të mungesës së guximit të gjyqtarëve, lëndët kthehen në rigjykim. Prej monitorimit tonë këto raste konsiderohen jashtëzakonisht të ndjeshme sepse është një ndjenjë shumë e keqe që një familjar i cili e ka humbur nënën, babanë, vëllain, motrën apo familjarin e afërm e kanë lënë në mes të procesit gjyqësor dy e tre herë”, ka thënë Miftaraj, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Norvegjia e arreston një profesor të universitetit pasi akuzohet si spiun rus
Lajme

Fondi i pasurisë së Norvegjisë regjistron humbje prej 164 miliardë dollarësh

February 1, 2023
Nëse nesër ka mocion për rrëzimin e Qeverisë, ne i bashkohemi
Lajme

Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

February 1, 2023
Macron flet me Putinin e Zelenskyn, kërkon armëpushim
Lajme

Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë”

February 1, 2023
Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast
Lajme

Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

February 1, 2023
Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë
Lajme

Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

February 1, 2023
Seferi: Zyrtarët serbë kanë heshtur rreth diskutimeve të sotme në Kosovë për Asociacionin (VIDEO)

by prestigji.com
February 1, 2023

Fondi i pasurisë së Norvegjisë, një nga më të mëdhenj në botë, shënoi një humbje rekord prej 1.64 trilionë korona...

Read more
Nëse nesër ka mocion për rrëzimin e Qeverisë, ne i bashkohemi

Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

February 1, 2023
Macron flet me Putinin e Zelenskyn, kërkon armëpushim

Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë”

February 1, 2023
Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

February 1, 2023
Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com