Advertisement
Në fshatin Desivojcë të Kamenicës, mëngjesin e së mërkurës ka ndodhur një vjedhje e rëndë në shtëpinë e një personi. Ndërkaq të enjten janë identifikuar tre të dyshuarit të cilët me forcë kishin depërtuar në shtëpi, duke vjedhur vegla pune të llojeve të ndryshme.
Advertisement
Policia njofton se sendet e vjedhura janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.