prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit se Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Kurti: Ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit se Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që Qeveria e Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategike përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, mbi bazën e dy qëllimeve fillestare.

“Qasja strategjike nga Qeveria e Kosovës përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja është ndërtuar mbi bazën e dy qëllimeve fillestare: e para, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes në çdo çështje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e dialogut. Qëndrimi ynë ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së problemeve ekzistuese (atyre që ishin nënshkruar para ardhjes sonë në qeveri). E dyta, hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë”, ka thënë Kurti në seancën e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar në lidhje me zhvillimet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Kurti tha se si rezultat i qasjes së tyre fillestare dhe kujdesit ndaj precedentit të vitit 2013 e tutje, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell për herë të parë në më shumë se 12 vjet dialog “pranoi ta bëjë hapin e madh atë të ftesës së datës 18 gusht 2022 ku e kornizoi takiminn e nivelit të lartë mbi dy pika qendrore”.

Advertisement

Kurti tha që gjatë atij takimi ia kishte bërë të qartë Borrellit dhe Vuçiqit se Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje.

“Për herë të parë, u vendos përfshirja e kornizës së përgjithshme, pra të asaj që i rregullon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nga jashtë, ndërkombëtarisht në formatin e dialogut në Bruksel. Takimi i datës 18 shkurtit, ishte qartazi rezultat direkt i presionit të qeverisë sonë që dialogu të kalojë në fazën e rregullimit ndërkombëtar Kosovë- Serbi të përqendruar në njohje reciproke. Në takimin e 18 shkurtit ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit që Kosova s’do të pranojë më një dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen e ndërsjellë”.

Lexo edhe

Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje
Lajme

Hoti i përgjigjet Kurtit: Nuk luftohet inflacioni me ligje (VIDEO)

March 30, 2023
Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së
Lajme

Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

March 30, 2023
france berllogu
Lajme

Punëtorët e pastrimit në Paris ndërpresin grevën

March 30, 2023
Hafiz Sabri ef. Koçi, jetimi i cili i vuajti 21 vite burg dhe Ramazani i tij gjatë komunizmit
Lajme

Hafiz Sabri ef. Koçi, jetimi i cili i vuajti 21 vite burg dhe Ramazani i tij gjatë komunizmit

March 30, 2023
Çitaku: Të zbardhet afera e ambasadorit Berishaj, ai të kthehet menjëherë nga detyra
Lajme

Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur të mos jetonte në Kosovë

March 30, 2023
Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave
Lajme

Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

March 30, 2023
Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje
Lajme

Hoti i përgjigjet Kurtit: Nuk luftohet inflacioni me ligje (VIDEO)

by prestigji.com
March 30, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se është i shqetësuar me dërgimin e ligjeve...

Read more
Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

March 30, 2023
Rusia i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim armësh

Rusia i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim armësh

March 30, 2023
france berllogu

Punëtorët e pastrimit në Paris ndërpresin grevën

March 30, 2023
Hafiz Sabri ef. Koçi, jetimi i cili i vuajti 21 vite burg dhe Ramazani i tij gjatë komunizmit

Hafiz Sabri ef. Koçi, jetimi i cili i vuajti 21 vite burg dhe Ramazani i tij gjatë komunizmit

March 30, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com