Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

I dërguari i Gjermanisë mesazh Kosovës: Mos u dorëzoni, liberalizimi do të ndodhë

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
I dërguari i Gjermanisë mesazh Kosovës: Mos u dorëzoni, liberalizimi do të ndodhë
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka folur për samitin BE-Ballkani Perëndimor, mbajtur dje në Bruksel.

Lidhur me pritshmërinë e këtij samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos për Kosovën, Sarrazin theksoi se ka pritur rezultate, sepse, sikundër tha ai, në Gjermani është punuar shumë për liberalizimin e vizave.

“Por betejën nuk do ta ndalim”, tha ai në RTK.

Mes tjerash në magazinën informative “Lajmet e Fundit”, theksoi se Këshilli i Evropian ka dhënë perspektivën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Tutje, ai foli edhe për liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë ndierë të zhgënjyer nga samiti i BE-së, që, sipas tij, nuk e ndien të arsyeshme t’i kundërvihet gjykimeve të tyre, duke shtuar se duhet bërë çdo gjë të ecet drejt BE-së.

Ndërkaq lidhur me idenë e ndarjes veç e veç të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, për të ecur drejt BE-së, Sarrazin shtoi se Gjermania nuk përkrah këtë ide.

“Ne jemi për hapjen e negociatave për të dyja vendet sa ma parë të jetë e mundur”, theksoi ai.

Sarrazin foli edhe për ‘Ballkanin e Hapur’, duke sqaruar se ai vjen nga një vend që nisi me ‘Procesin e Berlinit’, por që për ‘Ballkanin e Hapur’, nëse nismat e tilla janë gjithëpërfshirëse e që çojnë në BE, atëherë duhet mbështetur.

Ai më tej sqaroi se nismat e tilla nëse do të ishin me hapa të mesëm nuk do të ishin të domosdoshme.

Me këtë rast ai përmendi tregun e përbashkët, si ide e ofruar nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, pastaj çështja e kufijve, që këto ishin edhe ide në ‘Procesin e Berlinit’.

Sarrazin foli edhe për marrëveshjen për energjinë mes Kosovës e Serbisë, si një hap pozitiv, duke inkurajuar liderët e të dyja vendeve të vazhdojnë me këtë hap.

Sarrazin duke folur për vendet e BE-së që hezitojnë të marrin vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, tha se ka nga ato që ndryshojnë qëndrim, duke marrë si shembull Holandën. Ai inkurajoi zyrtarët kosovarë që të mos dorëzohen.

“Shpresa është gjithmonë aty, duhet të jetë gjithmonë, po e shihni se qëndrimet po ndryshojnë, si p.sh Holanda. Gjermania do të jetë e përkushtuar të punojë me aleatët tanë që ky proces të kryhet ashtu siç e meriton Kosova”, tha mes tjerash, Sarazin.

Diplomati gjerman mohoi idenë e ndërlidhjes së dialogut Kosovë-Serbi me liberalizimin e vizave, duke theksuar zëshëm se ndërlidhja e tillë është absurde.

“Nuk shoh asnjë lidhje mes këtyre dy çështjeve, janë procese me kritere të qarta. Që të ngarkohet ky proces me kritere politike, vret idenë evropiane. Nuk ka ndërlidhje, do të ishte çmenduri të bëhet kjo”, tha Sarazin.

“Çështja e anëtarësimit në BE është e ndërlidhur me dialogun e jo me liberalizimin e vizave”.

“Kancelari im është një njeri shumë i mençur”, tha në fund Sarazin.

The post I dërguari i Gjermanisë mesazh Kosovës: Mos u dorëzoni, liberalizimi do të ndodhë appeared first on Kosovapost.net.

Lexo edhe

Eurodeputeti spanjoll bën thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Lajme

Eurodeputeti katalunas bën thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

July 6, 2022

Diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit
Lajme

Diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit

July 6, 2022
KRU “Mitrovica” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë
Lajme

Banorëve të disa fshatrave në Kaçanik iu bëhet thirrje ta vlojnë ujin, dyshohet për ndotje

July 6, 2022
Zëvendëssekretari i NATO-s viziton Kosovën
Lajme

Zëvendëssekretari i NATO-s viziton Kosovën

July 6, 2022
Kanadaja do të hedhë 13.6 milionë doza të vaksinës ndaj koronavirusit
Lajme

Kanadaja do të hedhë 13.6 milionë doza të vaksinës ndaj koronavirusit

July 6, 2022
Eurodeputeti spanjoll bën thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Lajme

Eurodeputeti katalunas bën thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

by prestigji.com
July 6, 2022
0

Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, i ka bërë thirrje qeverisë së Spanjës, si dhe 4 shteteve tjera mosnjohëse të BE-së, që...

Read more
Eurodeputeti spanjoll bën thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Eurodeputeti spanjoll bën thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

July 6, 2022
Diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit

Diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit

July 6, 2022
Kosova.info - Ronaldo i ofrohet Barcelonës

Kosova.info – Ronaldo i ofrohet Barcelonës

July 6, 2022
KRU “Mitrovica” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë

Banorëve të disa fshatrave në Kaçanik iu bëhet thirrje ta vlojnë ujin, dyshohet për ndotje

July 6, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com