prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Hulumtimet e reja thonë se COVID-19 nuk doli nga laboratori

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in Lajme
A A
Hulumtimet e reja thonë se COVID-19 nuk doli nga laboratori
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjatë qershorit, rekomandoi që shkencëtarët të vazhdonin hulumtimet për të gjitha origjinat e mundshme të pandemisë së koronavirusit, përfshirë rrjedhjen laboratorike.

Kështu të paktën shkruan CNN, në një artikull të publikuar së fundi, ndërsa specifikon tutje se dy studime të publikuara rishtazi kanë qasje krejtësisht të ndryshme, megjithatë, arrijnë në të njëjtin përfundim: Tregu i ushqimeve të gjësë së gjallë në Wuhan, Kinë, ka shumë të ngjarë të jetë epiqendra e Covid-19, përcjell Klankosova.tv.

Aty theksohet se në njërin prej studimeve, shkencëtarët nga e gjithë bota përdorën harta dhe raporte të mediave sociale për të bërë një analizë më të thellë. Ata sugjerojnë se edhe pse ”rrethanat mbeten të paqarta”, virusi ndoshta ishte i pranishëm në kafshët e gjalla të shitura në treg në fund të vitit 2019.

Kafshët mbaheshin afër njëra-tjetrës dhe mund të kenë shkëmbyer lehtësisht mikrobe. Megjithatë, studimi nuk përcakton se cilat kafshë mund të kenë qenë të infektuara. Studiuesit përcaktuan se rastet më të hershme të Covid-19 u regjistruan në treg midis shitësve që shisnin këto kafshë të gjalla ose njerëzve që bënin pazar atje. Ata besojnë se ka pasur dy viruse të ndara që qarkullonin te kafshët që u përhapën më pas te njerëzit.

“Të tetë rastet e COVID-19 që u zbuluan para 20 dhjetorit ishin nga ana perëndimore e tregut, ku shiteshin edhe specie gjitarësh”, sipas studimit.

Studiuesit studiuan rastet e para që nuk kishin lidhje me tregun, vuri në dukje Worobey, dhe ata njerëz jetonin ose punonin në afërsi të tregut.

“Ky është një tregues që virusi filloi të përhapet te njerëzit që punonin në treg, dhe më pas filloi të përhapej në komunitetin lokal përreth pasi shitësit shkonin në dyqanet lokale, dhe infektuan njerëzit që punonin në ato dyqane,” tha Ëorobey.

Studimi tjetër duket se përcakton kur filloi virusi të përhapej nga kafshët te njerëzit. Versioni më i hershëm i koronavirusit, ndoshta është shfaqur në forma të ndryshme që shkencëtarët i quajnë A dhe B.

Studiuesit sugjerojnë se transmetimi i parë nga kafsha te njeriu ndoshta ka ndodhur rreth datës 18 nëntor 2019, nga lloji B. Ata gjetën llojin B vetëm te njerëzit që kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me tregun në Wuhan.

Advertisement

Autorët besojnë se virusi kaloi te njerëzit nga një kafshë brenda javësh.

”Këto gjetje tregojnë se nuk ka gjasa që SARS-CoV-2 të qarkullonte gjerësisht te njerëzit para nëntorit 2019 dhe përcaktojnë dritaren e ngushtë midis kohës kur SARS-CoV-2 u përhap për herë të parë te njerëzit dhe kur u raportuan rastet e para të COVID-19”, thuhet në studim.

”Ashtu si me koronaviruset e tjerë, përhapja  e SARS-CoV-2 ka të ngjarë të jetë nga kafshët”.

Andersen tha se studimet nuk e hedhin poshtë përfundimisht teorinë e rrjedhjes së laboratorit, por janë jashtëzakonisht bindëse, aq sa ai ndryshoi mendje për origjinën e virusit. Për të zvogëluar shanset e pandemive të ardhshme, studiuesit shpresojnë se mund të përcaktojnë saktësisht se cila kafshë mund të jetë infektuar fillimisht dhe si.

”Përbërësit e një virusi zoonotik me potencial pandemik janë ende të fshehura në natyrë”, tha Wertheim. Ai beson se bota duhet të bëjë një punë shumë më të mirë duke mbikëqyrur dhe monitoruar kafshët dhe kërcënimet e  tjera të mundshme për shëndetin e njeriut.

Andersen tha se megjithëse nuk mund të parandalojmë shpërthimet, bashkëpunimi midis shkencëtarëve të botës mund të jetë çelësi për ndryshimin midis një sëmundjeje me një ndikim të vogël dhe asaj që vret miliona.

Lexo edhe

Dy vjet nga grusht shteti në Mianmar, Perëndimi vendos sanksione të reja
Lajme

Dy vjet nga grusht shteti në Mianmar, Perëndimi vendos sanksione të reja

February 1, 2023
Sot në Prishtinë protestohet kundër rritjes së çmimit të qirasë për lokale
Lajme

Sot në Prishtinë protestohet kundër rritjes së çmimit të qirasë për lokale

February 1, 2023
Ky është parashikimi i motit për sot
Lajme

Sot mot me diell e vranësira, temperaturat shënojnë ngritje

February 1, 2023
Norvegjia e arreston një profesor të universitetit pasi akuzohet si spiun rus
Lajme

Fondi i pasurisë së Norvegjisë regjistron humbje prej 164 miliardë dollarësh

February 1, 2023
Nëse nesër ka mocion për rrëzimin e Qeverisë, ne i bashkohemi
Lajme

Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

February 1, 2023
Macron flet me Putinin e Zelenskyn, kërkon armëpushim
Lajme

Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë”

February 1, 2023
Dy vjet nga grusht shteti në Mianmar, Perëndimi vendos sanksione të reja
Lajme

Dy vjet nga grusht shteti në Mianmar, Perëndimi vendos sanksione të reja

by prestigji.com
February 1, 2023

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë vendosur sanksione të reja kundër ushtrisë së Mianmarit, duke përfshirë masa nga disa...

Read more
Sot në Prishtinë protestohet kundër rritjes së çmimit të qirasë për lokale

Sot në Prishtinë protestohet kundër rritjes së çmimit të qirasë për lokale

February 1, 2023
Ky është parashikimi i motit për sot

Sot mot me diell e vranësira, temperaturat shënojnë ngritje

February 1, 2023
Norvegjia e arreston një profesor të universitetit pasi akuzohet si spiun rus

Fondi i pasurisë së Norvegjisë regjistron humbje prej 164 miliardë dollarësh

February 1, 2023
Nëse nesër ka mocion për rrëzimin e Qeverisë, ne i bashkohemi

Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com