Para pllakës përkujtimore në Lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, në vendin ku 23 vjet më parë u plagos për vdekje Avni Hajredini, të hënën mitrovicasit bënë homazhe.
Me lule e një minutë heshtje veprën e tij e nderoi edhe kreu i Mitrovicës së Jugut. Për Bedri Hamzën, me të bëmat e Avniut krenohet e tërë Mitrovica.
Si trim të kohës, Avni Koshtovën siç njihej këndej e kujtojnë edhe bashkëvendasit. E tash, pas gati dy dekada e gjysmë, i biri i të ndjerit kërkon që të ndriçohet ky rast.
Perkujtimi për Avniun vazhdoi me nderime te varri i tij, në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol.