Himni i Kosovës sot mbush 13 vjet

 Himni i Kosovës sot mbush 13 vjet

Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 13 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh, që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Martti Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.

Advertisement

 

Advertisement

Të ngjashme