prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Hill: Asociacioni s’mund të krijohet menjëherë, por është obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Hill: Asociacioni s’mund të krijohet menjëherë, por është obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

“Formimi i Asociacionit të Komunave [me Shumicë – red.] Serbe në Kosovë është një element thelbësor për të ecur përpara në dialog”, deklaroi sot ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, dhe tha se kjo çështje duhet të vendoset në radhë të parë, dhe më pas, siç tha ai, pason propozimi franko-gjerman, raportojnë mediat serbe.

Hill tha gjithashtu se Serbia tani është ndoshta në rrugën më të rëndësishme në historinë e saj – drejt anëtarësimit në integrimet euroatlantike, duke përfshirë BE-në, dhe se SHBA-ja dëshiron ta ndihmojë Serbinë ta kuptojë këtë.

“Dua të jem i qartë se ne mbështesim të ardhmen e Serbisë. Ne kemi marrëdhëniet më të mira në botë me BE-në dhe Serbia është në rrugë për t’u afruar me të, që është mënyra më e mirë për të forcuar marrëdhëniet tona”, tha Hill pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për Bashkëpunim (USAID), transmeton Klankosova.tv.

I pyetur nga “Tanjug” se si e sheh formatin e Asociacionit dhe nëse bashkësia ndërkombëtare ka një mekanizëm për ta bindur Prishtinën që ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit, ai tha se të gjithë negociatorët, qoftë nga BE-ja apo SHBA-ja, konfirmojnë se Asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e AKS-së dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Dhe kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, e më pas ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman, i cili gëzon mbështetjen e BE-së. Ai dokument shkon në ide më të gjera që do të kërkojnë më shumë kohë”, tha Hill.

Advertisement

Ai shtoi se “nuk mund të presim që gjithçka të zgjidhet sot apo nesër, por prioritet i parë është zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel”.

Në pyetjen se si e sheh SHBA-ja formatin e ardhshëm të Asociacionit, nëse është ashtu siç e parashikon Marrëveshja e Brukselit, ai thotë se nuk mund të japë më shumë informacion për të, sepse duhet të përpunohen detajet. “Marrëveshja e Brukselit ka vetëm gjashtë fjali, për këtë duhet të punohet më shumë dhe të përpunohen detajet”, tha ambasadori amerikan.

I pyetur për fjalimin e presidentit të Serbisë, Hill tha se mbrëmë e ka dëgjuar me vëmendje. “Dëgjova me vëmendje fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili prezantoi një plan, një koncept se si të zgjidhet problemi i ndërlikuar i Kosovës”, tha Hill.

Dhe i pyetur nëse propozimi franko-gjerman e rikthen në skenë “Planin Ischinger”, ambasadori tha se fillimisht duhet fokusuar te përmbajtja e planit ekzistues dhe se më vonë mund të krahasohen dhe të kërkojnë ngjashmëri dhe dallime mes të dyja planeve. /Klankosova.tv

Lexo edhe

S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi
Lajme

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit
Lajme

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)
Lajme

Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)

February 2, 2023
​Osmani dhe Jóhannesson: Jemi për Evropë paqësore
Lajme

​Osmani dhe Jóhannesson: Jemi për Evropë paqësore

February 2, 2023
Hodaj për vendimin ndaj Haradinajt e Gucatit: Dënimi s'është reduktuar në masën e pritur (VIDEO)
Lajme

Hodaj për vendimin ndaj Haradinajt e Gucatit: Dënimi s’është reduktuar në masën e pritur (VIDEO)

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi
Lajme

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

by prestigji.com
February 2, 2023

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit Apelit të Speciales për t’ua...

Read more
Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine

SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com