Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me disa deputetë tjerë, janë pritur nga bashkartdhetarët në një takim në Cyrih të Zvicrës.
Në një postim të publikuar në profilin e tij, Haradinaj ka thënë prezenca e të pranishmëve në tubim, është dëshmia më e mirë se AAK po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë.
“Zvicra si vend mik i yni, ka qenë strehë për shumë shqiptarë në kohërat më të vështira për ne, në periudhën shtet-formuese e vazhdon ta ndihmojë Kosovën edhe tash. Sot, shqiptarët në Zvicër janë vlerë e çmuar dhe e respektuar për shoqërinë. Me vlerat që i përfaqësojnë, përkushtimin dhe suksesin e treguar, janë shembull edhe për të tjerët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Zvicër, në përbërje të saj ka njerëz të dëshmuar në shumë në lëmi të ndryshme. Organizimi i mirëfilltë i tyre ka bërë që bashkatdhetarët tanë në mërgatë ta kenë adresë të tyre Aleancën, gjithë ata që besojnë në një Kosovë të fortë politikisht e me ekonomi të zhvilluar”, u shpreh Haradinaj.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.