Hapet edhe një qendër e testimit për Covid 19 në Prishtinë Rritja e numrit të rasteve me coronavirus, ka bërë që në Prishtinë të hapet edhe një qendër e re për testim.
Kështu ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku përmes një postimi në Facebook. “Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, ka njoftuar Sadiku, duke shtuar se kjo qendër do të jetë e hapur na ora 08:00-15:00.
“Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID19.Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa për testim, Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, tha ai.
Ja orari për testim:
Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve
E hënë – diel
Orari:08.00-16.00,
Qendra në QMF IV, Xhemail Ibish
E hënë e premte
Ora: 8.00-15.00.
