Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari janë konfiskuar dy revole me gaz me 4 fishekë të kalibrit 9 mm, trasnmeton Klankosova.tv.
“Rr.Ulqini, Mitrovicë, 23.07.2022-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy revole me gaz me 4 fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.