Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit të arritshmërisë për të shtunën.
Qendrat e testimit tashmë janë gati për t’i bërë nikoqirllëk nxënësve të klasave të 9-ta, të cilët do të përgjigjen në 100 pyetjet e fazës së parë të testimit.
Njëri nga drejtorët thotë se kishte pak hezitim nga mësimdhënësit për të marrë pjesë në këtë test, për shkak që mbahet në vikend e poashtu edhe që nuk paguhet.
Kësaj here, nxënësit nuk duhet të marrin telefonët me vete, ngase nuk do të lejohen brenda qendrës me ta, derisa edhe daljet nga klasat pas fillimit të testimit do të jenë të limituara.