Tërheqja në këtë kohë e mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve do ta përkeqësonte situatën, duke vazhduar ngritje të mëtejme të çmimeve.
Por kjo është nuk është arsyeja e vetme se pse Lëvizja Vetëvendosje është kundër prekjes së kursimeve.
Deputetja nga kjo parti, Jeta Statovci, ka thënë në PORTOFOL në Klan Kosova FM se qëllimi tjetër është që mjetet e kursyera të ruhen për raste të tjera.
“Kur janë tërhequr në të kaluarën, situate ekonomike ka qenë më ndryshe sepse ka pasur një kontraktim ekonomik – por edhe atëherë Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundër. Tash ka një situatë më ndryshe, ku ka inflacion, që ndodh kur ka qarkullim të mjeteve në treg dhe injektimi me mjete të tjera do të shkaktonte rritje të mëtejme të çmimeve”, është shprehur Statovci.
Statovci ka përmendur se në rastin e lejimit të tërheqjes së kursimeve më së paku do të përfitonin ata që kanë më së shumti nevojë.