Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Gërvalla në Austri flet për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
Gërvalla në Austri flet për sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj në Austri, është takuar me ministren Federale të Austrisë për Çështje të BE-së dhe Kushtetutës, Karoline Edtstadler, me të cilën ka biseduar mbi sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Gërvalla theksoi faktin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Austrisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ajo vuri gjithashtu në pah rolin e spikatur të Austrisë në proceset evropiane për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Gërvalla, gjatë ditës u takua në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë, edhe me ambasadorët e QUINT-it në OSBE, Michael Carpenter (SHBA), Neil Busch (Mbretëri e Bashkuar), Gesa Bräutigam (Gjermani), Christine Fages (Francë) dhe Stefano Baldi (Itali). Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në OSBE, Eglantina Gjermeni.

Gërvalla vuri në pah vështirësitë me të cilat Kosova po ballafaqohet gjatë procesit të dialogut në Bruksel, duke theksuar qasjen destruktive dhe bllokuese të Serbisë, e cila është kthyer në pengesë serioze në këtë proces. Ajo vuri në pah nevojën e një dialogu më efikas, i cili në qendër të tij ka njohjen e reciproke.

Ministrja Gërvalla i njoftoi ambasadorët rreth procesit të nisur të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përmbushjes së vazhdueshme të gjithnjë e më shumë kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe nevojën për një liberalizim të menjëhershëm të vizave.

Ambasadorët u njoftuan rreth progresit që Kosova ka arritur gjatë vitit të kaluar në ekonomi, sundim të ligjit, transparencë institucionale, demokraci dhe liri të mediave, suksese këto të dokumentuara nga mekanizma dhe organizata ndërkombëtare si FMN, Transparency International, Reporterë pa kufi etj.

Lexo edhe

Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)
Lajme

Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)

July 5, 2022
Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta
Lajme

Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta

July 5, 2022
Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj
Lajme

Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj

July 5, 2022
Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)
Lajme

Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)

July 5, 2022
Tre të therur, në dy raste të ndryshme, në Prishtinë
Lajme

Tre të therur, në dy raste të ndryshme, në Prishtinë

July 5, 2022
Mungesat e deputetëve dëmtojnë agjendën legjislative (VIDEO)
Lajme

Mungesat e deputetëve dëmtojnë agjendën legjislative (VIDEO)

July 5, 2022
Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)
Lajme

Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)

by prestigji.com
July 5, 2022
0

As edhe një vend nuk kundërshtoi , Të gjithë shtetet anëtare të NATO-s unanimisht  nënshkruan protokollet për pranimit e Suedisë...

Read more
Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta

Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta

July 5, 2022
Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj

Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj

July 5, 2022
Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)

Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)

July 5, 2022
Tre të therur, në dy raste të ndryshme, në Prishtinë

Tre të therur, në dy raste të ndryshme, në Prishtinë

July 5, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com