prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Gazetari gjerman: S’pres rezultate Kosovë-Serbi, BE-ja s’po u ofron kurrgjë

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Gazetari gjerman: S’pres rezultate Kosovë-Serbi, BE-ja s’po u ofron kurrgjë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Nuk ka motivim, por as shpërblim për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë marrëveshje për Kosovën, ka thënë Michael Martens, gazetar i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Në një bisedë në një emision të televizionit serb “Nova”, ai ka thënë se propozimi evropian, apo ai i njohur më parë si “franko-gjerman”, nuk është shumë serioz.

“Mendoj se i gjithë propozimi gjermano-francez nuk është shumë serioz, sepse nuk shoh asnjë motiv që as Serbia dhe as Kosova të pajtohen me të. Ju mund të bisedoni, negocioni dhe të keni takime, por nuk e shoh se cili do të jetë rezultati, sepse rezultati dhe qëllimi kryesor që premton BE-ja është që nuk ka anëtarësim në BE as për Serbinë dhe as për Kosovën, dhe nëse kjo nuk ekziston, atëherë unë nuk e di se çfarë presin politikanët perëndimorë. Nuk shoh ndonjë motivim serioz as për Vuçiqin dhe as për Kurtin për të bërë një hap serioz përpara”, tha Martens, transmeton Klankosova.tv.

Ai po ashtu thekson se nuk e sheh se çfarë presioni mund të ketë BE-ja aktualisht ndaj Kosovës apo Serbisë.

“Nuk jam i sigurt se do të ketë sanksione. Nuk ka një gjë të tillë kundër Dodikut, pse atëherë do të jetë kundër Vuçiqit? Aq më tepër që tani mendojnë se fajin e ka Kurti për mungesën e rezultateve. Nuk jam i sigurt se do të ketë ndonjë rezultat, as në kuptimin pozitiv e as në atë negativ. Thjesht po humbim kohë”, thotë Martens.

Advertisement

Gazetari po ashtu thekson se nuk e sheh se çfarë do të ishin shpërblimet për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë një marrëveshje, por se do të ishte mirë nëse do të kishte një lloj shpërblimi.

“Nëse do që një politikan të bëjë një kompromis, duhet t’i japësh diçka. Dhe unë nuk e shoh këtë, ata erdhën në Prishtinë dhe në Beograd duarbosh. As Vuçiqi dhe as Kurti nuk do t’u thonë hapur – ju nuk keni asgjë dhe unë nuk do të pajtohem me idenë tuaj, sepse kjo nuk do të ishte shumë e zgjuar”, përfundoi Martens. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'
Lajme

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi
Lajme

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit
Lajme

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)
Lajme

Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)

February 2, 2023
​Osmani dhe Jóhannesson: Jemi për Evropë paqësore
Lajme

​Osmani dhe Jóhannesson: Jemi për Evropë paqësore

February 2, 2023
Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'
Lajme

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

by prestigji.com
February 2, 2023

Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me Asociacionin, ka reaguar avokati Tomë Gashi. Ai përmes një...

Read more
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine

SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine

February 2, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com