Futbolli maqedonas nuk është në rrugë të keqe, është përhap në mënyra etnike

 Futbolli maqedonas nuk është në rrugë të keqe, është përhap në mënyra etnike

Njohësi i futbollit, Ardian Llumnica, vecojë lartë kontributin e futbollistit maqedonas, Goran Pandev, dhënë nën fanellën e kombëtares së tij.

Në emisionin “Evropiani Special” në Klan Kosova, Llumnica tha se pos Maqedonisë, Pandev u respektua edhe nga kundërshtari.

“Goran Pandev është ylli i Maqedonisë dhe e dimë karrierën e tij, ka qenë yll i vërtet. Madje ka arrit një gjeneratë të mirë, dhe kordoni që iu është bërë sot e ka merituar, madje e respektoj edhe kundërshtari sot duke ia dhuruar edhe një fanellë me numrin 122, numër ky edhe i paraqitjeve që ka bërë në kombëtare”.

Advertisement

Llumnica tutje tha se futbolli në Maqedoni të Veriut tha se tashmë ka një përhapje të mëdha etnike ku tashmë përfshihen edhe lojtarët shqiptarë.

“Boshllëku i Pandev lë shumë për të dëshiruar, pasi duhet shumë kohë që të zëvendësohet. Edhe futbolli maqedonas nuk është në rrugë të keqe, pasi ka ecur mjaft mirë dhe është përhap edhe në mënyra etnike pasi edhe shqiptarët po luajnë denjësisht pasi janë të lindur aty dhe ne duhet të i largojmë këto komplekse”.

Advertisement

Të ngjashme