prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Fushata kundër blerjes së produkteve serbe jep efektet e para

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Fushata kundër blerjes së produkteve serbe jep efektet e para
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Prodhuesit vendorë thonë se produktet e tyre janë të cilësisë së lartë, andaj edhe po arrijnë që pjesën më të madhe të prodhimit të tyre ta eksportojnë në vendet e BE-së por edhe më tej.

Por një sfidë e madhe, thonë se është edhe konkurrenca jo e drejtë në raport me produktet e importuara, veçanërisht nga Serbia.

Këta të fundit po e përshëndesin fushatën për të mos blerë produktet e këtij shteti por ato vendore.

Ramiz Gashi është pronar i fabrikës e cila prodhon fasada dhe ngjyra. Ai thotë se prodhuesit vendorë ballafaqohen me sfida të shumta dhe me konkurrencë jo të drejtë nga produktet e importuara, veçanërisht nga Serbia.

Gashi thekson se fushatat e iniciuara nga qytetarët për t’i mbështetur dhe blerë produktet vendore dhe jo ato të importit, kanë filluar të kenë ndikim te konsumatorët.

“Ne vetëm vitin e kaluar kemi pas diku rreth 70 për qind të prodhimeve tona kanë qenë për eksport, duke filluar nga Franca, Gjermania, Austria, dhe kjo është brengosëse, që prodhimet tona krahas eksportit shiten shumë pak në vendin tonë. Edhe këtu ka të bëjë shumë konkurrenca, ne kemi konkurrencë edhe prej shteteve të tjera siç janë Shqipëria, Maqedonia, e shtetet e tjera ,po më agresive është konkurrenca që vinë prej shtetit serb, dihet se në Serbi, favorizohen shumë prej shtetit vet prodhuesit vendor, derisa te ne deri tash nuk kemi pas ndonjë favorizim prej qeverive apo shtetit tek ne këtu”, tha Gashi.

Advertisement

Ai e ka vlerësuar këtë fushatë si shumë e mirë.

“Ndoshta pak me vonesë kjo do të ishte shumë më herët të ishte dhe të fillonte, shihet se ka një ndikim, besoj që do të ketë ndikim më të madh në të ardhmen”, tha ai.

Në anën tjetër, iniciuesi i kësaj fushate, Burim Piraj, thotë se këtë nismë e ka marrë si qytetar para afër 15 muajsh.

Deputetët e mbështesin këtë fushatë dhe theksojnë se ato duhet të përcillen me iniciativa ligjore të cilat i fuqizojnë prodhuesit vendorë.

Ditët e fundit ka pasur deklarime të qytetarëve në rrjete sociale se çmimet e produkteve vendore janë rritur pasi kjo fushatë ka filluar të ketë efekt.

Lidhur me këtë, RTK ka kërkuar intervistë me drejtues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, për të kuptuar nëse ky autoritet ka marrë ndonjë kërkesë për të vepruar lidhur me këto pretendime, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe

Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Nuk morën votat e mjaftueshme në Kuvend, përsëritet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të KGJK-së

February 2, 2023
Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së
Lajme

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

February 2, 2023
Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'
Lajme

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi
Lajme

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit
Lajme

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Nuk morën votat e mjaftueshme në Kuvend, përsëritet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të KGJK-së

by prestigji.com
February 2, 2023

Konkursi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të përsëritet, pasi asnjëri nga kandidatët e propozuar...

Read more
Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

February 2, 2023
Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

February 2, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com