Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dje ka bërë të ditur se 162 orë pas tërmetit në Turqi, pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar një 45-vjeçar dhe një 13-vjeçare.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Ankara, përmes një statusi në Twitter.
“Pas 162 orësh, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë 13-vjeçare dhe një burrë 45-vjeçar. Ekipi ynë i kërkim-shpëtimit vazhdon të punojë me vendosmëri për të shpëtuar ata që janë nën rrënoja”, thuhet në reagimin e ambasadës.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
162 orë pas tërmetit në Turqi, FSK-ja shpëton një 45-vjeçar dhe një 13-vjeçare