prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova për Adem Demaçin në vitin 1990

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in KULTURË
A A
Fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova për Adem Demaçin në vitin 1990
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Profesori Milazim Krasniqi, ka shpërndarë një fjalim të ish-presidentit Ibrahim Rugova për veprimtarin Adem Demaçi, gjatë viteve të 90-ta.

Sipas Krasniqit, në maj të vitit 1990, në një atmosferë të përzemërt, mysafir i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte Adem Demaçi, njëri nga ata që krijoi bërthamën e saj dhe njëri nga pionierët e letërsisë shqiptare që krijohet në Jugosllavi.

Në këtë pritje të shkrimtarit, fjalën e rastit e mbajti Ibrahim Rugova, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve.

Rugova, kishte nisur fjalimin duke lavdëruar romanin e Demaçit të titulluar “Gjarprinjtë e gjakut”.

Më pas, ish-presdienti kishte folur për burgimin e Demaçit nga regjimi jugosllav, duke e quajtur “qëndresë njerëzore dhe intelektuale, që dinë dhe mund ta mbajnë vetëm shkrimtarët e vërtetë, të cilët pos veprës, i mbajnë edhe bindjet politike dhe njerëzore”.

Fjalimi i Rugovës

I dashuri dhe i nderuari Adem Demaçi, ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Më lejoni që këtë fjalë rasti ta filloj me moton e romanit tuaj të njohur “Gjarpinjtë e gjakut”, njërit nga romanet më të njohura shqiptare: ”Jo atyne që janë trima me ngreh gishtin e krimit, po atyne që janë trima me shtri dorën e pajtimit”.

Po e filloj me këtë moto, sepse është një formulë universale, e dalë nga shpirti i shkrimtarit, për paqe e mirëkuptim midis njerëzve. Pra, Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh. Themi kështu, sepse shkrimtari deshi me veprën e tij të heq e të zhdukë një të keqe të popullit të tij – gjakmarrjen. Po ashtu, vizionin e ndritur të romanit po e përjetojmë sot, kur, si në antikën greke dhe ilire, shqiptarët po i falin gjaqet, po i shuajnë gjarpinjtë e gjakut dhe po bëhen pajtimet.

Sot, thuaja të gjithë, jemi bërë personazhe të mesazhit të romanit tuaj – të pajtimit dhe të harmonisë. Kjo ngjet vetëm te popujt e moçëm, që dinë të falin, që dinë të mos harrojnë, e po ashtu, që nuk dinë të hakmerren. Sot në këtë ditë gëzimi për gjithë shkrimtarët shqiptarë, nuk do të flas për burgjet tuaja 30-vjeçare. Të gjithë këtë po e quaj qëndresë njerëzore dhe intelektuale, që dinë dhe mund ta mbajnë vetëm shkrimtarët e vërtetë, të cilët pos veprës, i mbajnë edhe bindjet politike dhe njerëzore.

Advertisement

Fati juaj është fati i një pjesë të shkrimtarëve shqiptarë dhe i letërsisë shqiptare. Ju nuk pësuat vetëm për bindjet politike, që bolshevizmi i shpalli armiqësore, po edhe pse ishit ndër të parët dhe më të rinjtë që shkruanin në shqipe, pse ishit shkrimtar i mirë dhe me aftësi të rrallë letrare dhe me bindje të thella humaniste për popullin Tuaj dhe për të tjerët. Pushteti totalitar gjithmonë u frikësohet shkrimtarëve të mirë dhe të aftë.

Më lejoni, i nderuari Adem, ta mbyll këtë fjalë me dëshirën tonë të madhe që t’ju mbajë shëndeti dhe të na dhuroni edhe ndonjë kryevepër, sepse ende jeni në moshën e burrërisë, ende jeni me Diellin, siç i klasifikonte moshat shkrimtari ynë i vjetër Pjetër Bogdani.

Ju faleminderit që gjetët kohë të jeni me ne – me trup e me shpirt, sepse me shpirt dhe me vepër gjithmonë keni qenë me ne. (“Rilindja”, Prishtinë, 19.V.1990)

Nga libri i Ibrahim Rugoves “Pavarësia dhe demokracia”, 1991, përgatitur nga Faruk Tasholli.

Lexo edhe

Valery Gergiev,
KULTURË

Pasi u pushua nga puna në Gjermani, dirigjenti rus mirëpritet në Kinë

March 29, 2023
Taylor Swift dhe Harry Styles "rrëmbejnë" trofe në iHeartRadio
KULTURË

Taylor Swift dhe Harry Styles “rrëmbejnë” trofe në iHeartRadio

March 28, 2023
Parku i Paqes
KULTURË

Kopshti ukrainas i paqes do të ndërtohet në Liverpool

March 28, 2023
The Chemical Brothers me turne të ri
KULTURË

The Chemical Brothers me turne të ri

March 27, 2023
"Alone", kënga tjetër e Kanitës e destinuar për tregun ndërkombëtar (VIDEO)
KULTURË

“Alone”, kënga tjetër e Kanitës e destinuar për tregun ndërkombëtar (VIDEO)

March 24, 2023
Pse nuk është Stresi pjesë e albumit të ri? Përgjigjet Noizy (FOTO)
KULTURË

Pse nuk është Stresi pjesë e albumit të ri? Përgjigjet Noizy (FOTO)

March 23, 2023
Derek Chollet
Lajme

Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

by prestigji.com
March 31, 2023

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq. Chollet e Gjuriq ndër...

Read more
Vladimir Putin

Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë

March 31, 2023
Kosova me dy xhudistë në Grand Slamin e Antalias, Gjakova dhe Cena nisin garën nesër

Kosova me dy xhudistë në Grand Slamin e Antalias, Gjakova dhe Cena nisin garën nesër

March 31, 2023
Sanxhaku: Turqit dhe boshnjakët kanë gjithmonë miq të besueshëm dhe të sinqertë në njëri-tjetrin

Sanxhaku: Turqit dhe boshnjakët kanë gjithmonë miq të besueshëm dhe të sinqertë në njëri-tjetrin

March 31, 2023
Ministria e Financave: Komunat s’kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë (DOKUMENT)

Murati: Miratohet projektligji që mundëson zbritjen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro

March 31, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com