Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Fitimi neto i bankave në Kosovë mbi 47%, eksperti: Aksionarët morën dividentë me zero tatim

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Në bazë të të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në vitin 2021, fitimi neto i 11 bankave komerciale në Kosovë ishte rreth 117.5 milionë euro. Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47%, ndërsa, në krahasim me vitin 2019, kjo ishte një rritje prej mbi 36%.

Eksperti i ekonomisë Edison Jakurti deklaroi se në fund të tremujorit të vitit të kaluar BQK lejoi bankat që të shpërndajnë dividenta tek aksionarët ndërsa shuma e dividentave ishte 96.6 milionë euro e që sipas tij kanë dalë jashtë Kosovës meqë aksionarët janë të huaj.

“Pas një ndalese të përkohshme nga BQK, në tremujorin e fundit të 2021 bankat u lejuan të shpërndajnë dividentë tek aksionarët. Në bazë të raporteve vjetore të tyre, 5 nga 11 banka shpërndanë dividentë në vlerë prej mbi 96.6 milionë euro. Ndonëse këta miliona janë krijuar në Kosovë, për shkak se shumica e aksionarëve janë të huaj, këta miliona kanë dalë nga Kosova”, tha Jakurti.

Ai ngriti edhe një tjetër shqetësim e që ka të bëjë me mos pgaesën e tatimit për devidenta, pasi Kosova është vendi i vetëm që nuk ka tatim mbi dividentë.

Advertisement

“A e dini se sa tatim u pagua për këto 96.6 milionë euro? Zero. Sepse Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka tatim mbi dividentë pavarësisht rrethanave, gjë që nuk ndodhë as në Estoni e Latvi, si vendet ku në raste të caktuara nuk paguhet tatim mbi dividentë. Me fjalë tjera, nëse ke qenë punëtorë në Kosovë dhe ke marrë pagë të tatueshme mbi 80 euro – ke paguar tatim. E ke mbajtur një trafikë të vogël – ke paguar tatim. Por nëse ke qenë aksionar dhe ke pranuar miliona të ardhura nga dividenta – nuk ke paguar asnjë cent tatim. Kjo nuk është e drejtë, prandaj duhet të ndryshojë”, përfundoi Jakurti. 

Advertisement

Lexo edhe

Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Podcast: Dokufest-i në sytë e vizitorëve të huaj

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Java e restoranteve në Texas: Televizioni amerikan FOX me reportazh special për restorantin e shqiptarit

August 13, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Cili vend pati shtrenjtim më të madh të bukës?

August 13, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Të dielën pa ujë disa pjesë të Prishtinës dhe Graçanica

August 13, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Rafuna: Nëse shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike, bizneset do t’i rrisin çmimet

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

“Kancelari i shqetësuar”, a mund të goditet Gjermania nga trazirat sociale për shkak të çmimeve?

August 13, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Me helikopter në një ndeshje të bejsbollit, kritikohet presidenti meksikan

by prestigji.com
August 13, 2022
0

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador po përballet me një vërshim kritikash pasi marina e Meksikës huazoi një helikopter ushtarak...

Read more
Kosova.info

Agjenti i një linje ajrore rrah pasagjeren në aeroportin e Dallasit – videoja bëhet virale në rrjetet sociale

August 13, 2022
Kosova.info

Kosova.info – Ku eksporton armë Serbia?

August 13, 2022
Kosova.Info

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

August 13, 2022
SHËNDETËSIA

Shumica e njerëzve në mënyrë jo të duhur pastrojnë veshët, një mjek ka zbuluar një truk i cili befasoi të gjithë

August 13, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com