Organizata “Shtatë arte”, për herë të parë po organizon javën e filmit kosovar në Mitrovicë.
Lulzim Hoti, drejtor i kësaj organizate tha se nga kjo e hënë deri të dielën do të shfaqen filma të ndryshëm kosovarë që njihen ndërkombëtarisht.
“Për këtë sezon do të fillojmë me shfaqjen e filmave artistikë të realizuar në Kosovë e që njihen ndërkombëtarisht si filmat më të dalluar në nivel ndërkombëtar. Nga sot deri të dielën do të kemi filma çdo mbrëmje në këtë mjedis”, tha Hoti për Klan Kosova.
Sipas tij, ky aktivitet vjen pasi mungojnë kinema në shumë qytete të Kosovës. Ai tha se në këtë javë do të shfaqen filmat “Luaneshat e kodrës”, “Zgjoi”, “Babai”, e shumë të tjerë.
“Duke e ditur që kinematë në qytete mungojnë, në rastin e Mitrovicës kinemaja nuk ëhstë aktive si dikur, kemi menduar si organizatë të shafqim filma të tillë, si filmi për sot që është “Luaneshat e Kodrës”, pastaj “Zana”, “Babai”, “Zgjoi”, “Në mes”, “Pa vend”, kështu të gjithë filmat një javë për Mitrovicën dhe artdashësit”.
Hoti bëri të ditur se të gjitha mjetet që do të mblidhen do t’u dhurohen filmbërësve dhe kinematografëve të rinj kosovarë.