Fëmijët zgjohen natën, neurologët tregojnë shkaktarët

 Fëmijët zgjohen natën, neurologët tregojnë shkaktarët

Neurologu Demet İlhan Algin, nga Universiteti Osmangazi në Turqi, ka bërë me dije se problemet familjare dhe stresi mund të shkaktojnë zgjime tek fëmijët në gjumin e natës, veçanërsiht tek fëmijët e moshës 5-7 vjeç.

Në deklaratën e tij, ai ka thënë se në çrregullimin “parasomnia” të njohur si “terrori i gjumit”, tek fëmijët që ngrihen nga shtrati gjatë gjumit mund të shihen simptoma si befasia, ulëritja, qarja e pandalshme, ecja e vrapimi.

Doktori ka theksuar se në situata të tilla fëmiu nuk është i zgjuar por vazhdon të flejë.

Advertisement

“Familjet stresohen në këto raste. Mund të them se përpjekja për të zgjuar pacientin nuk është mënyra e duhur. Pacienti duhet të vihet në shtrat duke e qetësuar dhe duhet të pritet që të kaloj sulmi” ka thënë ai, raporton portali Haberturk, transmeton Klankosova.tv.

Parasomnia mund të shkaktohet edhe nga predispozita gjenetike ka shtuar mjeku ndërsa edhe  problemet në familje ose në shkollë janë mund të jenë shkaqet e saj.

Është e nevojshme të informohet  pacienti dhe të afërmit në mënyrë të saktë. Sëmundja tregon përmirësim në moshën 15 vjeç.

Përveç trajtimit me ilaçe, kjo sëmundje mund të trajtohet edhe me metoda të sjelljes. Familjet që përjetojnë një situatë të tillë duhet të konsultohen me psikiatër ose neurolog të fëmijëve.

Advertisement

Të ngjashme