Letrat e shkruara nga kadetët në Kiev me plotë lëvdata për guximin e treguar në luftën me Rusinë, do t’i lexojnë vetë ushtarët ukrainas në vijën e parë të frontit.
Madje ata duan që t’i ndihmojnë me aq sa munden.
“Ne duam të mbledhim para për një avion luftarak F-16,i cili kushton rreth 18-19 milionë dollarë . Duket se nuk mund ta arrijmë këtë shumë, por ndoshta është e mundur”, deklaroi Lisichenko Victoria, kadete ukrainase.
Mbi 400 fëmijë ukrainas janë vrarë deri më tashti nga agresioni rus, prandaj drejtoresha e kadetëve pati një kërkesë për sigurinë e të vegjëlve.
Vrasja e fëmijëve në këtë luftë nuk po e ndal Rusin e cila edhe të mërkurën hodhi shumë raketa në drejtim të ukrainasve.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se Forcat Hapësinore goditi një depo municioni ku u vranë ushtar ukrainas dhe u shkatërruan në rajonin Dnipropetrovsk njëqind raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA.