Këtë të diel në emisionin “Familja ime” me Mirjeta Morinën, u fol për trajtimin e problemeve neurologjike.
Përveç lidhshmërisë për shërimin e këtyre problemeve me fizioterapin, kjo lidhet ngushtë edhe me një fushë të re mjekësore, atë të ergoterapisë, ku në cilësi të këtij profesioni e ftuar ishte ergoterapeutja Gresa Aliu.
“Ergoterapia është një fushë e re në Kosovë, domethënë nuk është se të gjithë janë të informuar ose të mirë informuar rreth ergoterapisë”, tha Aliu.
Ajo tregoi se kjo fushë trajton aftësitë e kufizuara, si fizike ashtu edhe ato mendore. “Ne qëllim kryesor e kemi pavarësinë e klientëve tanë, në të gjitha fushat e aktivititeteve të përditshme, duke filluar me veshje, me ushqim, me tualet, do të thotë gjithçka që e përmbush jetën tonë”.
Aliu më tutje theksoi se për të arritur rezultate në këtë qëllim, është një proces që duhet ndjekur. “Fillimishit ne i identitikojmë problemet të cilat paraqesin vështërsi në arritjen e pavarësisë tek klientët, më pas bëhet një plan individual për klientin, dhe përmes seancave terapeutike duke bërë aktivitete të ndryshme, ne veçse fokusohemi tek ato pikat dhe mundohemi t’i bëjmë të mundshme për t’i arritur klienti, u shpreh Aliu, njofton Klan Kosova.