prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Erdogan shpall datën e zgjedhjeve në Turqi

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in RAJONI & BOTA
A A
Erdogan shpall datën e zgjedhjeve në Turqi
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Presidenti i Turqisë ka shpallur 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili planifikon të rikandidojë, e bëri njoftimin gjatë një konference rinore të shtunën, në provincën veriperëndimore të Bursës. Videoja e ngjarjes u publikua të dielën, më 22 janar.

“Jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, tha presidenti turk.

Erdogan, i cili është në pushtet që nga viti 2003 – fillimisht si kryeministër, dhe si president që nga viti 2014 – përballet me zgjedhjet më sfiduese për të deri tani.

Ai kandidon në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike, e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar.

Advertisement

Opozita ka fajësuar Erdoganin për rënien ekonomike të Turqisë, për shkeljen e të drejtave dhe lirive civile, duke thënë se në dekadën e dytë në pushtet, ai ka shfaqur qëndrim autoritar.

Erdogan, 68 vjeç, prezantoi një sistem qeverisjeje në vitin 2018 që shfuqizoi zyrën e kryeministrit dhe përqendroi shumicën e pushteteve në duart e presidentit. Pozita e presidentit në Turqi, deri në atë vit, ishte kryesisht ceremoniale.

Sipas sistemit të ri, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen në të njëjtën ditë.

Lexo edhe

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?
RAJONI & BOTA

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

February 4, 2023
Njihuni me mundësin e suksesshëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut,Fati Vejseli
RAJONI & BOTA

Njihuni me mundësin e suksesshëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut,Fati Vejseli

February 3, 2023
Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën
RAJONI & BOTA

Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën

February 3, 2023
Shqipëria goditet nga një tjetër tërmet
RAJONI & BOTA

Rekord tërmete në vitin 2022 në Zvicër

February 3, 2023
Zbulohet një ekzoplanet i ri i ngjashëm me Tokën, potencialisht mikpritës për jetën
RAJONI & BOTA

Zbulohet një ekzoplanet i ri i ngjashëm me Tokën, potencialisht mikpritës për jetën

February 3, 2023
Blinkeni shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze
RAJONI & BOTA

Blinkeni shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze

February 3, 2023
Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?
RAJONI & BOTA

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

by prestigji.com
February 4, 2023

Edhe pse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga viti 1903, kur revolucionari Goce Dellçev vdiq në duart...

Read more
Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

February 4, 2023
Presidenti Erdoğan takon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

SHBA ishin të parët, thashë ne do të jemi të dytët

February 4, 2023
96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

February 4, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com