prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Erdogan: Nuk do ta mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in RAJONI & BOTA
A A
Erdogan: Nuk do ta mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga vendi i tij për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm.

“Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për [anëtarësim] në NATO”, tha Erdogan në përgjigjen e tij të parë zyrtare pasi ndodhi ky incident, ku në protestën e së shtunës në kryeqytetin suedez u dogj Kurani – libri i shenjtë i myslimanëve.

Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan – një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – për të organizuar një protestë para Ambasadës turke në Stokholm.

Erdogan tha se djegia e Kuranit ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët. Ai kritikoi gjithashtu autoritetet suedeze për lejimin e zhvillimit të protestës para Ambasadës turke.

Advertisement

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre u duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake.

Por, Ankaraja ka paraqitur disa kërkesa për Suedinë, siç është ekstradimi i personave që ajo i akuzon për terrorizëm apo që kanë qenë pjesë e grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

Turqia argumenton se Suedia nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket shtypjes së grupeve kurde, që Ankaraja i sheh si “terroristë”.

Lexo edhe

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë
RAJONI & BOTA

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

February 1, 2023
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve
RAJONI & BOTA

SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

February 1, 2023
Peach, i shkon Lajçakut në Bruksel
RAJONI & BOTA

Peach, i shkon Lajçakut në Bruksel

February 1, 2023
Anulohen 1400 fluturime, SHBA goditet nga stuhia e borës
RAJONI & BOTA

Anulohen 1400 fluturime, SHBA goditet nga stuhia e borës

February 1, 2023
Azerbajxhani arreston afër 40 persona, dyshohet se spiunonin për Iranin
RAJONI & BOTA

Azerbajxhani arreston afër 40 persona, dyshohet se spiunonin për Iranin

February 1, 2023
Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me ekstradimin e “terroristëve”
RAJONI & BOTA

Turqia me qëndrim pozitiv për anëtarësimin e Finlandës në NATO

February 1, 2023
Artisti turk performon shesheve të Prishtinës me një instrument të rrallë (VIDEO)
KULTURË

Artisti turk performon shesheve të Prishtinës me një instrument të rrallë (VIDEO)

by prestigji.com
February 1, 2023

Tingulli që po dëgjohet në sheshet e kryeqytetit që sa ditë është i pazakontë, aq sa edhe instrumenti që po...

Read more
Aliu: Rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda dy muajve

Ndërtimi i 4 mijë njësive banesore për çiftet e reja, ministri Aliu pranon disa rekomandime për projektin

February 1, 2023
Ferizaj kujton 'prejardhjen' me ekspozitë digjitale (VIDEO)

Ferizaj kujton ‘prejardhjen’ me ekspozitë digjitale (VIDEO)

February 1, 2023
Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

February 1, 2023
SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com