Shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka mohuar të ketë një lidhje me Nicole Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin.
Komentet e Musk erdhën pasi Wall Street Journal raportoi se miqësia e tij me Brin kishte përfunduar për shkak të lidhjes së supozuar.
Musk shkroi në Twitter se është ende mik me Brin dhe se ata ishin “në një festë së bashku mbrëmë!”
Duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, Wall Street Journal tha se Musk ishte në një lidhje të shkurtër në fund të vitit të kaluar me Shanahan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo e shtyu Brin të paraqiste kërkesë për divorc në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund miqësisë së gjatë mes dy miliarderëve të profilit të lartë të teknologjisë, tha gjithashtu gazeta.
Por Musk shkroi në Twitter: “Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.