prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

E arrestuat kur ishte i ri, tash është kryeministër me të cilin duhet patjetër të arrini marrëveshje

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Nga vendosja e flamurit kuq e zi deri te fjalimi në shqip, ky është Shaip Kamberi-zëri i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë (Video)
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur në këtë institucion për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa i është drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kamberi në Kuvendin serb ka thënë se e gjithë fajësia për tensionet e ngritura kohëve të fundit, po bartet mbi Kosovën. Sipas tij, e gjithë kriza po personifikohet me figurën e kryeministrit Kurti.

“Albin Kurti nuk është as monstrum e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje”, ka thënë Kamberi teksa i është drejtuar Vuçiqit.

Tutje, ai ka deklaruar se i vjen keq që Vuçiqi dje disa herë ka shprehur keqardhjen që Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe.

“A nuk do duhej rasti i tij dhe rasti i dhjetra mijëra të rinjëve shqiptarë të arrestuar atëkohë të ju shërbejë si dëshmi më e mirë për politikën e gabuar e represive të Serbisë në Kosovë? Keni arrestuar një të ri, keni fituar një Kryeministër me të cilin duhet patjetër të bisedoni e të arrini marrëveshje”, është shprehur deputeti shqiptar.

“Secili që është objektiv e di që kriza në Kosovë nuk daton nga viti i kaluar. Ajo është pasojë e politikës represive dhe të gabuar të cilën e keni udhëhequr me dekada”.

Advertisement

Kamberi ka thënë se është fakt që Kosova ka qenë vendi ndaj të cilit është ushtruar represioni më i gjatë shtetëror në historinë e re të Ballkanit.

“Jemi në një situatë ku ka ardhur fundi i ekuilibrimit në dy karrige dhe kemi sinkronizim të plotë të qëndrimeve të BE-së dhe SHBA-së rreth domosdoshmërisë së arritjes të marrëveshjes me Kosovën. Taktizimet me prolongime nuk kanë më vend”.

“Shtetet perëndimore po e bëjnë të qartë që janë të inkuadruara dhe që kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes. Vizitat e fundit të zyrtarëve të caktuar të SHBA-ve, BE-së tregojnë që është duke ndodhur një aksion diplomatik i cili ka për qëllim të sjellë Serbinë deri në atë pikë sa që do të duhej definitivisht të vendosë rreth orientimit të saj”.

Lexo edhe

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n
Lajme

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n

March 29, 2023
Shtepia e Bardhe
Lajme

Amerika mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

March 29, 2023
Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)
Lajme

Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

March 29, 2023
Lushtaku: Kemi parë shkelje të ndryshme ligjore në BQK, sidomos konflikt interesi
Lajme

Lushtaku: Kemi parë shkelje të ndryshme ligjore në BQK, sidomos konflikt interesi

March 29, 2023
Hadërgjonaj pas ndeshjes me Andorrën: Vështirë të përshkruhet me fjalë (VIDEO)
Lajme

Hadërgjonaj pas ndeshjes me Andorrën: Vështirë të përshkruhet me fjalë (VIDEO)

March 28, 2023
Zhegrova: Jemi të mërzitur nga rezultati (VIDEO)
Lajme

Zhegrova: Jemi të mërzitur nga rezultati (VIDEO)

March 28, 2023
Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n
Lajme

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n

by prestigji.com
March 29, 2023

Bjellorusia ka konfirmuar se do të presë armë bërthamore taktike ruse në përgjigje të presionit perëndimor, duke përfshirë sanksionet dhe...

Read more
Shtepia e Bardhe

Amerika mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

March 29, 2023
Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës

Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës

March 29, 2023
Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

March 29, 2023
Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

March 29, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com