Në Tabje të Pejës, sërish dyshohet se janë gjetur mbetje mortore.
Në një video të publikuar nga kryetari i Qendrës për Hulumtime Shoqërore dhe Shkencore, Afrim Shabani, ai thotë se i ka gjetur këto mbetje dhe i ka marr në zyrën e tij.
“Sot, më 11 maj 2022 në pabesi të institucioneve në përgjithësi e mora vendimin me i largu këto eshtra dhe nofulla me dhëmb, t’i dërgoj në zyrën time ku janë edhe eshtrat tjerë të zbuluara më 2015. Kërkojë që ta marrin më seriozisht këtë punë institucionet dhe prej nesër të vendosen shiritat në Tabje të Pejës”, ka shkruar Shabani, transmeton Klankosova.tv.