Advertisement

Paulo Dybala u ul në shkallët e një prej ndërtesave më ikonike të qytetit të Romës, ndërsa rreth 8,000 tifozë kënduan himnin e Romës.
Dybala u emocionua gjatë ceremonisë dramatike të prezantimit të kësaj mbrëmjeje në Palazzo Della Civiltà Italiana, i njohur gjithashtu si Colosseo Quadrato, transmeton Klankosova.tv.
Pasi falenderoi mbështetësit për pritjen e tyre, ai u ul këmbëkryq duke dëgjuar 8000 tifozë që këndonin himnin e klubit të Romës.
Advertisement
Dybala është transferuar te Roma, si lojtar i lirë nga Juventusi.