Drilon Islami edhe për tre vite tek FC Drita

 Drilon Islami edhe për tre vite tek FC Drita

Futbollisti ferizajas, Drilon Islami ka vazhduar kontratën e tij edhe për tri vite me nën-kampionin e Kosovës, FC Drita.

Lajmi është bërë i ditur nga këta të fundit, në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Për këto dy vite, progresi i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe nga ndeshja në ndeshje si një profesionist i vërtetë e shfrytëzonte çdo minutë që trajneri Nuhiu ia dha për të fituar edhe më shumë besimin tek ai”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Advertisement

Kurse, vet futbollisti u shpreh i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje me skuadrën nga Gjilani.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me klubin. Dëshira ime ishte që unë të vazhdoja këtu dhe sigurisht që jam shumë i lumtur që edhe klubi beson shumë në mua. Jam i vetëdijshëm që ngritja ime si futbollistë është fal klubit ku jam dhe fal punës së trajnerëve andaj i jam shumë falënderues. Do të mundohem që të rritem edhe më shumë si futbollist në mënyrë që të kontribuoj edhe më shumë për klubin”, tha ai.

Advertisement

Të ngjashme