Dramë e viktimizim mos bëjë, s’po të rrëzon askush

 Dramë e viktimizim mos bëjë, s’po të rrëzon askush

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka bërë replikë Kryeministrit Albin Kurti, pas fjalës së tij në Kuvend kur tha “mos më rrëzoni edhe një herë…”, transmeton Klankosova.tv.

“Kryeministri Kurti nuk dëshiron të flasë për të vërtetën dhe janë dy të vërteta. E para që njeriu që ka protestuar për 10 vjet për dialog me kushte, këtë të marte shkon e dialogun pa kushte, e vërteta e parë, morale. E dyta është që të martën ka raund të ri dialogues, ky është njoftimi zyrtar i Bashkimit Evropian ndërmjetësuesit i këtij raundi të ri. Ne këto dy të vërteta, për aq sa kemi qenë në opozitë bashkë ne e kemi ndërtuar një rezolutë që kërkonim nga kryeministri i atëhershëm që para çdo vizite në Bruksel të vijë dhe të diskutojë në parlament dhe pas vizitës të vijë dhe të raportojë këtu, këtë po e kërkojmë”.

“Për të bërë një gjë të tillë duhet të jeni i përgatitur, duhet të keni një platformë. Në qoftë se vendosni të injoroni këtë të vërtetë, dhe diskutimin ta kaloni tek e shkuara, anuloj gjitha marrëveshjet, mjaft me ankesa, je kryeministër që i ki krejt, bëjë çka ta merr mendja, veç dramë mos bëjë kryeministër, dramë e viktimizim mos bëjë, nuk është duke të rrëzuar askush, edhe në qoftë se duhesh me u rrëzu, do ta rrëzosh veten”, ka thënë Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement

Të ngjashme