Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Doktoratura në fizioterapi ia ka sjellë vetëbesimin për propozim të tërheqjes nga Trusti

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Doktoratura në fizioterapi ia ka sjellë vetëbesimin për propozim të tërheqjes nga Trusti
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për iniciativën për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, duke thënë se ky është niveli i profesionalizmit, i seriozitetit dhe i përgjegjësisë.

“Është shumë gabim, që edhe këta10 përqind që do të ishin përfituesit kryesor të një skeme për rrënimin e Trustit pensional të vendit, të udhëheqin me iniciativa të tilla. Janë këta që e kanë sjellë këtë propozim në Kuvend, dhe janë këta që po e keqpërdorin brutalisht edhe rrjetin medial për të manipuluar opinionin, si për përmasat e krizës, ashtu edhe për domosdoshmërinë e tërheqjes së mjeteve të Trustit si zgjidhje”, tha Kurti para foltores së Kuvendit.

“Ata po manipulojnë me konceptin e varfërisë ku nuk bëjnë pjesë vetë, dhe me qytetarët e vendit, për të arritur qëllimet e tyre personale, që nuk janë të qytetarëve në vend”, u shpreh kryeministri.

“Ja pra kush po merret me financa e me makroekonomi te ne. Është diletantizëm i jashtëzakonshëm, por pasojat nuk kemi pse i bartim ne, përveç se vetë ai person, pra sipas tij, fakti që një fond ekziston, shërben si një argument i mjaftueshëm dhe ftesë e hapur për ta zbrazur atë fond”, tha Kurti për deputetin Bekim Haxhiu.

“Dikush që sot me kaq lehtësi kërkon tërheqjen e 30 përqind të mjeteve të trustit, të jeni të bindur që nesër do ta ketë shumë të lehtë të votojë që nesër të kalojnë në pronësi publike për tender asfalti. Janë të njëjtit që na kanë sjellë në këtë gjendje, e të cilët po dëshirojnë që edhe pak të mira që ekzistojnë t’i rrënojnë”.

Në fund, Kurti tha se nuk e ka ditur se Haxhiu, të cilit nuk ia përmendi emrin, por iu referua vetëm si deputet i opozitës, është doktor shkence, transmeton Klankosova.tv.“Nuk e kam ditur se nismëtari i kësaj është doktor shkence, pra ka PhD, ka doktoraturë, dhe unë besoj se kjo nismë ka ardhur sepse nismëtari ka doktoraturë, po të mos kishte doktoraturë nuk do ta bënte këtë nismë” vetëm një doktoraturë në fizioterapi ta sjellë vetëbesimin që të bësh këso lloj propozimesh në ekonomi e financa të vendit”, tha Kurti.

Lexo edhe

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina
Lajme

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

July 2, 2022
Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë
Lajme

Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

July 2, 2022
Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet
Lajme

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

July 2, 2022
E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi
Lajme

E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi

July 2, 2022
Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit (VIDEO)
Lajme

Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit (VIDEO)

July 2, 2022
Gjakovë: Axha godet aksidentalisht me veturë nipin e tij, një vjeç
Lajme

Gjakovë: Axha godet aksidentalisht me veturë nipin e tij, një vjeç

July 2, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina
Lajme

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

by prestigji.com
July 2, 2022
0

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se 120 trupa të tjerë rusë u vranë të premten, duke e çuar humbjen totale...

Read more
Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

July 2, 2022
Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

July 2, 2022
E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi

E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi

July 2, 2022
Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit (VIDEO)

Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit (VIDEO)

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com