Dhjetë raste të reja me COVID-19

 Dhjetë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 1977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679. Në total numri i rasteve aktive është 627.

Advertisement

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës. Deri më sot 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Advertisement

Të ngjashme