Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Dënohet prapë gazetarja ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in RAJONI & BOTA
A A
Dënohet prapë gazetarja ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Gazetarja televizive ruse, Marina Ovsyannikova, e njohur protestën e saj kundër luftës në Ukrainë në një emision të drejtpërdrejtë, është dënuar prapë për “diskreditim” të forcave të armatosura të vendit.

Një gjykatë e qarkut në Moskë më 8 gusht urdhëroi ish-redaktoren e Channel One të paguante një gjobë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Avokatët e Ovsyannikovas insistuan që akuzat e fundit të kthehen në polici, pasi siç thanë klientja e tyre ishte informuar gabimisht për rastin kundër saj, sepse hetuesit i kishin dërguar letrat në adresën e gabuar.

Ovsyannikova tha në seancë se për këtë rast ishte njoftuar nga gazetarë të tjerë, derisa ajo ishte jashtë vendit.

Javën e kaluar, e njëjta gjykatë e qarkut në Moskë e gjobiti Ovsyannikovan me 50.000 rubla (825 dollarë), për shkak të protestës së saj kundër pushtimit rus, me një mbishkrim “Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”, bashkë me disa foto të fëmijëve të vrarë në Ukrainë.
Marina Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus, Channel One. Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë.

Advertisement

Më 14 mars, gazetarja ishte shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë.

Mbishkrimi në rusisht thoshte: “Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.
Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus në kohën e protestës së saj. Ajo u arrestua më vonë dhe u gjobit me 30.000 rubla (rreth 500 dollarë) nga një gjykatë për thirrje për protesta të paligjshme.

Ajo dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë Ukrainën, duke shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për luftën.

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.info
RAJONI & BOTA

“Duhet të kthehem në front”: Ushtarët e gjymtuar ukrainas vazhdojnë të luftojnë

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Një në katër persona në Britani s’janë në gjendje të paguajnë për rrymë këtë dimër

August 17, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Eksportet e energjisë “mund t’i rrisin të hyrat e Rusisë për gati 100 miliardë dollarë”

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Kabul, raportohet për viktima

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

24 anije me mbi 600.000 tonë drithë u nisën nga portet e Ukrainës

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Vuçiq diskutoi me Lajçak: Zgjidhja e kompromisit të bëhet përmes dialogut

August 17, 2022
Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit
Lajme

Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit

by prestigji.com
August 17, 2022
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Yair Lapid, transmeton KosovaPost. Sipas njoftimit të Drejtorisë...

Read more
Lajçak publikon foto me Kurtin e Vuçiqin, përgaditjet e fundit për takimin e nesërm

Lajçak publikon foto me Kurtin e Vuçiqin, përgaditjet e fundit për takimin e nesërm

August 17, 2022
Fuqia e Kosovës përbaIIë armiqve: 14 mijë pjesëtarë të armatosur dhe mbi 53 mijë veteranë

14 mijë pjesëtarë të armatosur dhe mbi 53 mijë veteranë

August 17, 2022
Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun

Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun

August 17, 2022
Kosova.Info

Kriza energjetike, qytetarë të shumtë blejnë drunj për ta kaluar dimrin

August 17, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com