Debati për testimin e mësimdhënësve është artificial dhe i pabazë

 Debati për testimin e mësimdhënësve është artificial dhe i pabazë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka reaguar pas deklarimeve të SBASHK-ut se nuk do ta lejojnë testimin e mësimdhënësve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur artificial dhe të pabazë debatin për këtë çështje.

“Prioritet i përditshëm i Qeverisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie. Në këto rrethana, kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë”, tha Nagavci, transmeton KlanKosova.tv.

Advertisement

Ministrja theksoi se është e hapur për bashkëpunim dhe komunikim me të gjitha palët me interes, duke përfshirë këtu edhe SBASHK-un.

“Mirëqenia e mësimdhënësve është prioritet i të gjithëve, mirëpo kërkesa nuk bën të kthehet në kërcënim të vazhdueshëm sindikal që cenon mësimdhënien dhe mësimnxënien, këtë nuk e lejojmë për askënd”.

Ajo ndër të tjera bëri edhe një falënderim për të gjithë mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave, administruesit, si dhe përfaqësues të DKA-ve për punën dhe përkushtimin gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

 

 

Advertisement

Të ngjashme